News That Matters

EKONOMI

Ky është çmimi i agregatëve në Kosovë

Ky është çmimi i agregatëve në Kosovë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
23/12/2021 11:24 Nga dita e mërkurë, në Kosovë janë kthyer reduktimet e energjisë elektrike. KEDS-i njoftoi se për shkak të krizës energjetike, do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike në orare të caktuara. Qytetarëve, ashtu si në të kaluarën do të duhet të gjejnë zgjidhje alternative për ngrohje, ndriçim e funksione të tjera. Në raste më të shpeshta, përdoren agregatët. Por a e dini sa kushton një agregat në Kosovë? Sipas faqes online për shitje e blerje në Kosovë, “merrjep”, çmimi i agregatëve në Kosovë ndryshon nga cilësia dhe fuqia e tij. Kësisoj, një agregat të vjetër dhe më të vogël, mund ta blini për 40 euro. Nga shpalljet e publikuara, vërehet se çmimi i disa agregatëve që megjithatë janë të vjetër shkon edhe në 150 euro. Të tillë mund të gjeni edhe me 300 eu...
Policia kërkon rrogën e 13-të

Policia kërkon rrogën e 13-të

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
21/12/2021 12:01 Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një letre drejtuar Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka kërkuar pagën e 13-të. Në letër, Sindikata thotë se po e kërkon këtë pagë pasi gjatë pandemisë nuk kanë marrë asnjë shtesë edhe pse me ligj ka qenë e paraparë. “Kërkojmë nga ju i nderuar z. Xhelal Sveçla-Ministër i MPB-së dhe nga Qeveria e juaj, që për këtë fund vit të shpërblehen punonjësit e Policisë së Kosovës me një shumë ekuivalente të një page mujore, e cila sado pak do t’ju ndihmonte dhe do të ishte një shpërblim për punën e tyre të jashtëzakonshme. Këtë kërkesë e arsyetojnë punonjësit e Policisë së Kosovës, pasi që janë bartësit kryesor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe në veçanti janë të kyçur direkt në Ligjin për parandalimin e pandemisë COVD 19 e që ...
Kosova e Danimarka merren vesh edhe për energji të ripërtëritshme

Kosova e Danimarka merren vesh edhe për energji të ripërtëritshme

EKONOMI, LAJME
20/12/2021 17:34 Kosova dhe Danimarka këtë të hënë kanë nënshkruar dy letër qëllime, njëra për vënien në shfrytëzim të një institucioni korrektues dhe tjetri për investime në energjinë e ripërtritshme dhe për bashkëpunim politik. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë kriza energjetike e kohëve të fundit ka treguar brishtësinë në këtë sektor në vendin tonë dhe se kjo marrëveshje për Kosovën do të jetë një tranzicion sfidues. “Sektori ynë i energjisë përballet me sfida të shumta dhe kriza e fundit energjetike na ka treguar edhe njëherë brishtësinë e sistemit tonë energjetik. Meqenëse, kjo është një krizë e cila e ka prekur tërë rajonin dhe Evropën, kjo na përkujton edhe njëherë se sa me rëndësi është që të kemi siguri të furnizimit dhe difersifikim të burimeve të prodhimit ...
Qeveria pro bërjes së qeseve të plastikës me pagesë

Qeveria pro bërjes së qeseve të plastikës me pagesë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
20/12/2021 10:14 Qeveria e Kosovës është pro bërjes së qeseve të plastikës me pagesë, veçse janë në pritje të hulumtimit që Ministria e Mjedisit me ndihmën e GIZ-it kanë angazhuar një ekspert i cili do të bëjë një hulumtim për ndikimin e qeseve në mjedis. “Aktualisht, jemi duke pritur rekomandimet nga hulumtimi, mirëpo në parim jemi që qeset e plastikës të bëhen me pagesë (çmim ky i cili do të përcaktohet nga hulumtimi). Opsion tjetër kemi edhe futjen në treg të qeseve të letrës dhe qeseve të materialit (tekstil) për përdorim, me ç’rast qytetari do ketë mundësi të zgjedh se cilën nga to dëshiron ta përdorë. Kështu qytetarët do të fillojnë të mendojnë më shumë për mbrojtjen e mjedisit dhe shpresoj shumë që zgjedhjet e tyre do jenë sa më miqësore me mjedisin”, ka thënë Zëvendësministrja ...
20 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për t’i bërë ballë krizës energjetike në vend

20 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për t’i bërë ballë krizës energjetike në vend

EKONOMI, Storiet Kryesore
18/12/2021 10:12 20 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për t’i bërë ballë krizës energjetike në vend. Kjo u vendos në mbledhjen e 49-të të qeverisë, e cila u mbajt në formë elektronike, në të cilën janë miratuar dy vendime, njofton Klan Kosova. “Vendimi i parë i miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme është për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë, përmes të cilit Pakos së Ringjalljes Ekonomike i shtohet masa 3.7, — Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, që do të shfrytëzohet për të subvencionuar importin e energjisë elektrike”. “Vendimi i dytë është miratuar pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 3.7, të aprovuar në vendimin paraprak”, thuhet në nj...
Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2022

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2022

EKONOMI, Storiet Kryesore
17/12/2021 21:21 Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022. Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin prej 2.7 miliardë eurosh. Asnjë nga deputetët nuk ka votuar kundër, derisa kishte vetëm një abstenim. Në këtë seancë janë shqyrtuar 83 amendamente të propozuara nga deputetët. Shumica këtyre amendamenteve të propozuara nga deputetët e opozitës nuk morën mbështetjen, derisa ato të propozuara nga deputetët e pozitës janë miratuar. Pas votimit të projektbuxhetit, janë mbyllur punimet e seancës së jashtëzakonshme. Ndërsa kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se legjislativi do vijoj me punime sipas pikave të rendit të ditës nga seancat e mbetura të datave 25 e 26 nëntor dhe 6 dhjetor...
Neser në Kuvend votohet buxheti për vitin 2022

Neser në Kuvend votohet buxheti për vitin 2022

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
16/12/2021 18:28 Për ditën e nesërme (e premte) Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar dy seanca.Në seancën e dytë që do të mbahet nga ora 11:00, në pikën e parë të rendit të ditës dhe e vetmja, do të vendoset në votim në lexim të dytë Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. Ndërkaq, në seancën e parë, pika e parë dhe e vetme e rendit të ditës do të jetë adresimi i presidentes Vjosa Osmani drejt deputetëve në Kuvend. Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media nga Kuvendi i Kosovës.Po ashtu, në seancën e dytë do të shqyrtohen edhe pika të papërfunduara të seancës së kaluar
Kurti: Qeveria do ta mbulojë koston e importit të energjisë elektrike në këtë dimër

Kurti: Qeveria do ta mbulojë koston e importit të energjisë elektrike në këtë dimër

EKONOMI, LAJME
15/12/2021 20:04 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria, të cilën ai e drejton, do ta mbulojë koston e energjisë elektrike, në mënyrë që të tejkalohet kjo situatë krize. Në një konferencë për media, Kurti, mes tjerash, apeloi për kursim maksimal të energjisë elektrike, njofton Klan Kosova. ”Po iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që për aq sa munden të kursejnë energjinë elektrike dhe asisoj të mos kemi nevojë të importojmë energji të shtrenjtë dhe atë energji të shtrenjtë ta kemi sa më të lirë sepse fundja i kushon shtetit të Kosovës”. ”E ritheksoj, Qeveria e Kosovës është ajo që do ta mbulojë koston e importit të energjisë në këtë dimër të vështirë dhe krizë energjetike”. ”Është e mundshme të kursehet energjia elektrike, të shfrytëzohet konsumi në orët e...
Edhe uji pritet të shtrenjtohet

Edhe uji pritet të shtrenjtohet

EKONOMI, Storiet Kryesore
15/12/2021 15:35 Derisa autoritetet në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit të ujit, një sasi e madhe e ujit të prodhuar për pije nuk arrin të faturohet fare. Rritja e paralajmëruar e çmimit, megjithatë, nuk lidhet me sasitë e humbura, por me rritjen e çmimeve të produkteve të tjera bazike. Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë (ARRU) tha se gjatë këtij viti janë prodhuar mbi 152 milionë metra kub ujë. Nga kjo sasi janë faturuar apo shitur rreth 68 milionë metra kub, në vlerë prej 25 milionë eurosh. Sasia e ujit të pafaturuar është 84 milionë metra kub. Sipas raportit vjetor të ARRU-së, uji humbet për shkak të infrastrukturës së vjetër, dëmtimeve nga punimet në infrastrukturën rrugore dhe lidhjet e paligjshme. Uji i humbur thuhet se ndikon drejtpërdrejt në mbulimi...
Rryma mund të shtrenjtohet për 7 për qind në Kosovë

Rryma mund të shtrenjtohet për 7 për qind në Kosovë

EKONOMI, Storiet Kryesore
14/11/2021 18:52 Fatura e energjisë elektrike në Kosovë mund të shtrenjtohet për 7 për qind në muajt e ardhshëm. Një rritje të tillë e ka kërkuar Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i saj, Viktor Buzhala. “Kemi bërë kërkesë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. Kërkesa është që të rriten tarifat e energjisë elektrike për 7 për qind”, tha ai. Konsumatorët e Kosovës aktualisht paguajnë 6.75 centë për kilovat në orë. Ky çmim do të jetë deri më 1 prill të vitit 2022, nëse KEDS-i dhe Furnizuesit për Shërbim Universal për Energji Elektrike nuk kërkojnë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Kosovë shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. Radio Evropa e...
div.meta-author { display:none; }