News That Matters

EKONOMI

Opozita kërkon rritjen e pagës minimale

Opozita kërkon rritjen e pagës minimale

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
05/01/2022. 13:14 Paga minimale vazhdon të mos ndryshojë në Kosovë. Premtimet e ekzekutivit për ngritje të pagës minimale në 250 euro nuk i afrohen kërkesave të sindikatave që tashmë kërkojnë që të mos jetë nën 400 euro pas rrethanave të reja të krijuara. Opozita mendon se ngritja e pagës minimale është e domosdoshme për shkak të ngritjes së çmimeve, krizës energjetike e pandemisë. Paga minimale në Kosovë, ndonëse sipas Ligjit të punës do të duhej të përcaktohej çdo vit, që nga viti 2011 vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35-vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35-vjeç. Sipas nenit 57 të Ligjit të punës, paga minimale duhet të përcaktohet duke marrë parasysh koston e shpenzimeve jetësore, përqindjen e shkallës së papunësisë, si dhe gjendjen e përgjithsh...
Kriza energjetike ndalon ‘prodhimin’ e kriptovalutave në Kosovë

Kriza energjetike ndalon ‘prodhimin’ e kriptovalutave në Kosovë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
04\01\2022 15:05 Kriza me energji elektrike në Kosovë ka bërë që Qeveria të ndaloj prodhimin e kriptovalutave në vend. E gjithë kjo ka ardhur pas rekomandimeve të Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë, i cili u formua së fundmi nga vet Ministria e Ekonomisë. Ministrja Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e tyre. “Në fund të vitit të kaluar me vendim të Qeverisë së Kosovës kemi themeluar Komitetin Teknik për ‘Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë’. Ky Komitet Teknik ka mbajtur dy takime për të identifikuar dhe rekomanduar zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të rrethanave të krijuara nga kriza energjetike botërore. Duke u bazuar në rekomandimet e këtij Komiteti Teknik, javën e kalu...
Kosovarët për festat e fundvitit shpenzuan rreth 30 milionë euro

Kosovarët për festat e fundvitit shpenzuan rreth 30 milionë euro

EKONOMI, Storiet Kryesore
03/01/2022 12:18 Shpenzimet që bëjnë familjet kosovare për festat e fundvitit duket se janë ulur. Kjo e fundit evidentohet përmes krahasimit me 32.6 milionë euro që janë shpenzuar në vitin 2020 dhe 36.1 milionë euro në vitin 2019. Për më tepër, numri i familjeve kosovare që festojnë festat e fundvitit është ulur nga 79% në vitin 2020 në 64% të familjeve që festojnë në vitin 2021. Sipas raportit “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2021”, i realizuar nga UBO Consulting, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht mbi 150 euro për këto festa. Arsyeja kryesore se pse familjet kosovare nuk festojnë festat e fundvitit është se këto të fundit nuk përkojnë me bindjet e tyre (një shumicë prej 83% e atyre që nuk i festojnë festat u shprehen kështu). Arsyeja e dytë që pam...
20-vjetori i euros, monedha që bashkoi më tepër vendet e BE-së, por solli probleme në Evropë Jugore

20-vjetori i euros, monedha që bashkoi më tepër vendet e BE-së, por solli probleme në Evropë Jugore

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
01/01/2022 12:48 Më 1 Janar 2002 dymbëdhjetë vende të BE-së futën në përdorim euron. Përveç Gjermanisë kjo monedhë u bë monedhë zyrtare edhe në Belgjikë, Finlandë, Francë, Greqi, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Austri, Portugali dhe Spanjë. Monedha e përbashkët i bashkoi edhe më tepër vendet e BE-së. Por për vendet e Evropës Jugore ajo solli mjaft probleme ekonomike. Ky ishte një hap i madh për Bashkimin Evropian dhe një thes i madh surprizash gjithashtu, sepse askush nuk mund të parashikonte me siguri se si do të ecte monedha e re. Monedha e dytë pas dollarit Euroja i dha fund dominacës botërore të dollarit. Por si valutë rezervë, dollari vazhdon të jetë pa diskutim numri një. Sipas statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, rreth 59.2 për qind e të gjitha rezervave zyrtare ...
Kriza energjetike mund të vazhdojë deri në prill, faturimi në veri s’mund të bëhet nga KEDS-i e KOSTT-i

Kriza energjetike mund të vazhdojë deri në prill, faturimi në veri s’mund të bëhet nga KEDS-i e KOSTT-i

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
28/12/2021 11:39 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e ka shqyrtuar Planin e Performances së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2022. Ymer Fejzullahu kryesues i Bortit të ZRrE-së, ka thënë se ndër planet e këtij institucioni për vitin 2022 do të jenë rritja e konkurrencës dhe integrimi i tregut. Ai tha se periudha e ardhshme pritet të jetë sfiduese për ZRrE-në. “Integrimi i tregut, rritja e konkurrencës në sektorin e energjisë elektrike dhe procesi i rregullimit të çmimit, proceset që ndërlidhen me tarifat e energjisë elektrike dhe termike, planet zhvillimore të operatorëve të rrjetit të energjisë”, ka thënë ai. Tutje ai ka thënë se bilancet e energjisë, pavarësia funksionale dhe financiare e ZRrE-së janë disa nga prioritetet e këtij institucioni ...
Linku ku mund të informoheni  për kufizimet e energjisë elektrike

Linku ku mund të informoheni për kufizimet e energjisë elektrike

EKONOMI, Storiet Kryesore
26/12/2021Me fillimin e aplikimit të kufizimeve me energji elektrike për konsumatorët, KEDS ka pasur në dispozicion platformat për informim të konsumatorëve. Këto platforma në baza ditore, pra në orët e hershme të mëngjesit freskohen me listat e të gjithë konsumatorëve të ndara në grupe. Platforma ku tashmë i kemi 100 mijë konsumatorë të regjistruar, është aplikacioni eKesco. Nga ky aplikacion sapo konsumatori të regjistrojë të dhënat e saj/tij, do të pranojë njoftime automatike nga kompania për çdo gjë që lidhet me njehsorin e saj/tij. Në këtë rast, konsumatori do të pranojë paraprakisht njoftimet për kufizimet që janë duke u aplikuar për shkak të krizës energjetike. Platformë tjetër që merr informata në kohë reale për ndërprerjen momentale të energjisë elektrike dhe po ashtu për plan...

Ndihma financiare nga shteti për gastronomët po konsiderohet e pamjaftueshme

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
24/12/2021 21:55 *Nga Kade Dajaku Fahri Rexhepi njëherësh pronar i restaurantit ShKP Fahria (Nazi) tregon se edhe biznesi i tij është dëmtuar rëndë nga pandemia. "Punëtorët i kemi paguar nuk kemi pasur problem, por kemi punuar me humbje tani kemi filluar të ngrihemi", thotë Rexhepi duke shtuar se, malli në anën tjetër është shtrenjtuar. Rexhepi shprehet se ndihma e shtetit nuk mjafton, krahasur me humbjet që thotë se i kanë pasur. Të njëjtin shqetësim e kishte edhe Rasim Gashi, pronari i kafenesë Melisa. "Jemi goditur rëndë dhe jemi dëmtuar, nuk kemi pasur ndihmë financiare nga shteti, nuk e dimë nëse kafiteritë tjera kanë pasur ndihmë financiare nga shteti apo jo, por ne nuk kemi pasur. Ka qenë shumë e vështirë për ne", thotë Gashi". Ai shprehet se janë marrë me grumbullimin e kërpu...
Qeveria ia kthen KOSTT-it dividentën në vlerë 20 milionë euro

Qeveria ia kthen KOSTT-it dividentën në vlerë 20 milionë euro

EKONOMI, LAJME
23/12/2021 17:34 Qeveria e Kosovës këtë të enjte në mbledhjen e mbajtur ka miratuar propozimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, që ndërmarrjes publike KOSTT, t’i kthehet dividenta në vlerë 20 milionë euro. Murati tha se kjo kërkesë e KOSTT-it ka ardhur në mënyrë që kjo ndërmarrje të ketë likuiditetin e nevojshëm dhe të vazhdojë operimet pa pengesa. “Ndërmarrja publike KOSTT, ka kërkuar që së paku të ketë likuiditet shtesë dhe t’i kthehet dividenta që ne e kemi pranuar në kuadër të ligjit për ndarje buxhetore këtë vit në muajin tetor, në mënyrë që të ketë likuiditetin e nevojshëm dhe të vazhdojë operimet pa pengesa”. “Ne si Ministri e Financave e kemi shqyrtuar këtë kërkesë dhe e kemi cilësuar si të pranueshme meqenëse se ka nevojë në tregun energjetik për likuiditet shtesë d...
Pensionistëve dhe familjeve në asistencë sociale për faturat e rrymës, Qeveria ua ndan 4.5 milionë euro

Pensionistëve dhe familjeve në asistencë sociale për faturat e rrymës, Qeveria ua ndan 4.5 milionë euro

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
23/12/2021 17:14 Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka ndarë 4.5 milionë euro për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale, për të mbuluar vlerën e pagesës së faturave të energjisë elektrike. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. “4.5 milionë euro tjera do të ndahen në kuadër të masës 3.2 (mbështetja për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale), kjo shumë do të ndahet për të mbuluar pagesën e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë”, është shprehur Murati.
Redukimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim

Redukimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
23/12/2021 16:34 KEDS do të vazhdojë me reduktimet e energjisë elektrike në të gjithë vendin, si pasojë e krizës energjetike. “Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë, dhe nga ana tjetër faktorë të tjerë, sikurse mbingarkesat e sistemit elektro-energjetik dhe trendi i rritjes së shpejtë të konsumit, kanë bërë që kufizimet e planifikuara me energji elektrike për të gjithë konsumatorët të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri sa të marrim instruksione tjera nga KOSTT”, thuhet në njoftimin nga KEDS-i, transmeton Klankosova.tv. “Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalj...
div.meta-author { display:none; }