News That Matters

EKONOMI

Murati: Që nga ky muaj paratë e pensioneve pritet të dalin në mes të muajit

Murati: Që nga ky muaj paratë e pensioneve pritet të dalin në mes të muajit

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
12/01/2022 11:11 Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, deklaroi se krahas rritjes së pensioneve synim i Qeverisë së Kosovës që ato të jepen në mes të muajit dhe jo siç ka qenë më parë në javën e fundit të muajit. “Synimi ynë është që realizimi i pensioneve të bëhet në mes të muajit më së largu më datën 17 që nga ky muaj, kurse pagat në fund. Kësisoj mundohemi që secila familje të kenë likuditet shtesë”. Qeveria e Kosovës mori vendim në mbledhjen e saj që më mos të ketë pensione nën 100 euro.
Qeveria merr vendim, asnjë pension s’do të jetë nën 100 euro

Qeveria merr vendim, asnjë pension s’do të jetë nën 100 euro

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
12/01/2022 11:00 Qeveria e Kosovës ka rritur për 100 euro pensionet për katër kategori. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ky vendim është marrë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike. “Me të marrë mandatin, në kuadër të Pako së Ringjalljes Ekonomike kemi marrë vendim për shtesa që asnjë pension të mos ishte nën 100 euro. Këtu janë katër kategori: pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësive kufizuara që ka vlerën 75 euro, pensioni familjar që ka vlerën 90 euro dhe pensioni invalidor i punës që ka vlerën 90 euro. Siç edhe e kemi premtuar, tanimë e kemi të reflektuar edhe në buxhet, kjo shtesë do të bëhet rritje e përhershme dhe këto kategori pensionesh asnjëra nuk do të jetë nën 100 euro”.
Edhe bankat rrisin çmimet e shërbimeve

Edhe bankat rrisin çmimet e shërbimeve

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
11\01\2022 15:55 Klientët e Raiffeisen Bank – njërës prej bankave komerciale në Kosovë – nga muaji shkurt do të paguajnë tarifa me rritje për mirëmbajtje të llogarisë. Nga 0.75 euro, kjo tarifë do të rritet në 1.5 euro. Raiffeisen Bank i ka paralajmëruar klientët për këtë ndryshim përmes mesazheve telefonike dhe një njoftimi në ueb-faqen e saj zyrtare. Shërbimi i tillë do të hyjë në fuqi nga data 5 shkurt. Ilirjana Tahiraj, zëdhënëse në Raiffeisen Bank, thotë se rritja e tarifave vjen pas investimeve të shumta që ka bërë banka në avancimin e shërbimeve të saj digjitale. Investime ka pasur edhe në rrjetin e 40 degëve dhe 132 bankomatëve, thotë ajo. “Këto mundësi të ndryshme që ne i ofrojmë për klientin [edhe digjitale, edhe në degë e bankomate] kërkojnë resurse dhe shpenzime shtes...
Trusti ka një lajm të mirë për kontributdhënësit

Trusti ka një lajm të mirë për kontributdhënësit

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
11/01/2022 12:28 Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se e ka përmbyllur vitin 2021 me rezultat shumë të kënaqshëm nga investimet, me kthimin bruto në vlerë 227 milionë euro. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Trusti ka bërë me dije se kjo shifër nominale është më e larta prej themelimit. “Këtë vit për pensionimin e 5,400 përfituesve u paguan 68 milionë euro, ndërsa prej themelimit janë shpaguar 321 milionë euro për 64 mijë përfitues. Njëkohësisht, gjatë vitit 2021, përkundër pandemisë, institucioni arriti t’i ofroje më shumë se 160 mijë shërbime fizike në zyrë. Ndërsa shërbimet tona digjitale vazhduan së avancuari, me gati 275 mijë kontribuues që kanë llogari në eTrusti dhe me gjithsej 752 mijë e 586 llogari pensionale”, thuhet në njoftimin e TRUST’it...
Buzhala:Gjatë këtyre ditëve presim ZRRE-ja të marrë vendimin nga aplikimi që kemi bërë për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor

Buzhala:Gjatë këtyre ditëve presim ZRRE-ja të marrë vendimin nga aplikimi që kemi bërë për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
10/01/2022 14:32 Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka deklaruar se gjatë ditëve në vijim pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Buzhala ka deklaruar se KEDS-i ia ka bërë kërkesën Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE-së) për rritje të çmimit në bazë të shpenzimeve që janë bërë. Ai ka thënë se rritja do të jetë 30 deri në 40 përqind. “Gjatë këtyre ditëve presim ZRRE-ja të marrë vendimin nga aplikimi që kemi bërë për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor. Presim të ketë rritje të çmimit, pasi kemi bërë kërkesën bazuar në formulë. Në bazë të shpenzimeve që i kemi pasur e kemi bërë atë kërkesë. E presim të ketë refleksion. Duhet ta cekim se do të ketë edhe një shqyrtim të rregullt pastaj në pranverë. Për tarifat që hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti e deri më 31 ...
Kazakistani, Irani e Kina shkaktare të rënies së vlerës së Bitcoinit – preket edhe Kosova

Kazakistani, Irani e Kina shkaktare të rënies së vlerës së Bitcoinit – preket edhe Kosova

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
09\01\2022 13:46 Kazakistani, Irani dhe Kina janë shkaktare të rënies së vlerës së kriptovalutave, por se me këtë është prekur edhe Kosova, shkruan Corriera della Serra. Sipas të përditshmes italiane, trazirat e fundit në Kazakistan janë si rezultat i ardhjes në vend së 88 mijë kompanive që merren me “prodhimin” [mining] e kriptovalutave. “Trazirat e dhunshme që kanë përfshirë Kazakistanin janë shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimeve të gazit dhe benzinës. Por, pas këtyre [inflacioni dhe rendi publik] ekziston një shkak më i thellë: vendosja e dhjetëra mijëra kompanive [88 mijë] që merren me kriptovaluta. ‘Prodhimi’ i Bitcoinit shkakton një konsum shumë të lartë energjetik dhe kjo mund të ketë kontribuar në rritjen e çmimeve të hidrokarbureve”, raporton Corriere della Serra. Kjo...
Rizvanolli: Do të kursehen mbi 50 mijë euro pas konfiskimit të 272 pajisjeve të kriptovalutave

Rizvanolli: Do të kursehen mbi 50 mijë euro pas konfiskimit të 272 pajisjeve të kriptovalutave

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
08/01/2022 13:16 Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se nga aksioni i sotëm në Leposaviq do të kursehen mbi 50 mijë euro në muaj. “Mbi 50,000 Euro në muaj para të taksapaguesve të kursyera vetëm nga ky aksion. Falënderoj të gjitha institucionet, e në veçanti Policinë e Kosovës, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook. Ndryshe gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës së bashku me Doganën kanë ndërmarr një aksion gjatë orëve të mëngjesit në Leposaviq, ku kanë arritur të konfiskojnë 272 pajisje të kriptovalutave dhe është arrestuar një person.
Bie vlera e Bitcoin dhe Ethereum

Bie vlera e Bitcoin dhe Ethereum

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
06\01\2022 15:09 Çmimet e dy kriptomonedhave Bitcoin dhe Ethereum ranë ndjeshëm të mërkurën. Në 24 orët e fundit Bitcoin pësoi një rënie prej 8.26 për qind në CoinMarketCap, ku nga 41,556 euro (46,929 dollarë amerikanë) në një minimum prej 37,865 euro (42,761 dollarë amerikanë). Kjo është shumë larg nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave prej 60,914 euro në nëntor 2021. Po ashtu edhe Ethereum pësoi rënie. Nga 3,802 dollarë amerikanë ra në 3,301, pra ra për 11,38 për qind. Shkak për rënien e çmimeve janë bërë procesverbali i mbledhjes së fundit të Rezervës Federale të SHBA-së të publikuar të mërkurën.
Murati për kriptovalutat: Ka qenë e nevojshme të kufizohet prodhimi i tyre, për të kursyer gjepat e qytetarit

Murati për kriptovalutat: Ka qenë e nevojshme të kufizohet prodhimi i tyre, për të kursyer gjepat e qytetarit

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
06\01\2022 13:17 Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se vendimi për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave është i duhur, marrë parasysh gjendjen me energji. Ai gjatë prezantimit të rezultateve vjetore në Doganën e Kosovës tha se është e nevojshme që të merret ku vendim, në mënyrë që të kursehet gjepi i qytetarëve. “Do të ishte shumë e padrejtë që ne si shtet të subvencionojmë fitimin e dikujt në kurriz të qytetarëve tjerë. Prandaj ka qenë e nevojshme që të merret ky vendim që të kufizohet përkohësisht mihja apo prodhimi i kriptovalutave në mënyrë që të kursejmë gjepat e qytetarit. Për shkak se për përfitim të disave rritet kostoja apo bëhet barrë e gjithë taksapaguesve të tjerë. Kjo ka qenë arsyeja”, ka deklaruar ai. Gjatë kësaj jave, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se instit...
Murati për kriptovalutat: Ka qenë vendim i nevojshëm në mënyrë që të kursejmë xhepat e qytetarit

Murati për kriptovalutat: Ka qenë vendim i nevojshëm në mënyrë që të kursejmë xhepat e qytetarit

EKONOMI, LAJME
06/01/2022 13:00 Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë sot se vendimi për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në Kosovë ka qenë i nevojshëm. Ai në një konferencë për media deklaroi sot se është e nevojshme që të merret ku vendim, në mënyrë që të kursehet xhepi i qytetarëve. Kjo pasi sipas tij, për shkak se për përfitim të disave rritet kostoja bëhet barrë e gjithë taksapaguesve të tjerë. “Do të ishte shumë e padrejtë që ne si shtet të subvencionojmë fitimin e dikujt në kurriz të qytetarëve tjerë. Prandaj ka qenë e nevojshme që të merret ky vendim që të kufizohet përkohësisht mihja apo prodhimi i kriptovalutave në mënyrë që të kursejmë xhepat e qytetarit. Për shkak se për përfitim të disave rritet kostoja apo bëhet barrë e gjithë taksapaguesve të tjerë. Kjo ka qenë arsyeja...
div.meta-author { display:none; }