News That Matters

EKONOMI

MSh: Shtesat e janarit për profesionistët shëndetësor do të dalin me pagën e muajit shkurt

MSh: Shtesat e janarit për profesionistët shëndetësor do të dalin me pagën e muajit shkurt

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
28\01\2022 17:14 Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pagesa shtesë prej 10% të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro për punonjësit e sektorit publik do të bëhet me pagën e muajit shkurt, në mënyrë retroaktive edhe për muajin janar 2022. Përmes një komunikate për medie, MSh ka njoftuar se kjo po bëhet “për shkak se agregimi i të dhënave për një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës nga dhjetëra organizata buxhetore do të marr një kohë”. “Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr.09/56, për pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro për punonjësit e sektorit publik (profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës) deri në gjashtë muaj, përkatësisht për periudhën janar-qershor 2022; Ministria e Shën...
As miliardat nuk e largojnë varësinë e Kosovës nga thëngjilli

As miliardat nuk e largojnë varësinë e Kosovës nga thëngjilli

EKONOMI, KOSOVË, Storiet Kryesore
28\01\2022 17:04 Kosova e ka të vështirë të heqë dorë nga thëngjilli, edhe nëse do të përfitonte miliarda euro, thonë njohës të fushës së energjisë. Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga mihja e thëngjillit dhe nxjerrja e linjitit, ndërsa pjesa tjetër nga burime të ripërtërishme, të tilla si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore. Në një raport të publikuar nga organizatat evropiane të mjedisit “The Green Tank” dhe “Bankwatch Network”, të titulluar “Fondi i tranzicionit të drejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet se Kosova mund të përfitojë mbi katër miliardë euro nga fondet e Bashkimit Evropian, nëse angazhohet për heqjen dorë nga thëngjilli. Si afat në raport përmendet viti 2030. Kosova, me anë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Sam...
KEDS: ZRRE është ajo që merr vendim për tarifat e jo ne

KEDS: ZRRE është ajo që merr vendim për tarifat e jo ne

EKONOMI, LAJME
26/01/2022 16:22 Kompania që merret me shpërndarje dhe furnizim me energji elektrike në Kosovë, KEDS/KESCO, përmes një postimi ka bërë të ditur se kjo kompani nuk rrit cmime e as nuk janë përgjegjës për strukturën tarifore. Sipas tyre, të gjitha palët e interesit, duke e përfshirë edhe KEDS-in kanë të drejtë t’i dërgojnë propozimet e tyre, por është ZRRE-ja ajo që i merr vendimet, teksa thanë se heqja e bllok-tarifës në vitin 2017 është përgjegjësi ekskluzive e ZRRE-së. Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të KEDS/KESCO: KEDS/KESCO nuk rrisin çmime e as nuk ndryshojnë tarifa KEDS dhe KESCO sqarojnë që nuk rrisin çmime dhe as nuk janë përgjegjës për strukturën tarifore. Kjo strukturë ndërtohet pas aplikimit për Të Hyrat Maksimale të Lejuara (MAR). Në aplikimin tarifor, të gjitha Palët ...
Qeveria ua vazhdon punëtorëve shëndetësorë edhe për gjashtë muaj pagesën prej 10 për qind të pagës bazë

Qeveria ua vazhdon punëtorëve shëndetësorë edhe për gjashtë muaj pagesën prej 10 për qind të pagës bazë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
26\01\2022 12:29 Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për vazhdimin e pagesës shtesë prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik. “Pika e 9 e rendit të ditës sot është shqyrtimi i propozim vendimit për pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik, profesionistë shëndetësor dhe stafin mbështetës për periudhën janar-qershor 2022 në zbatim të masës 4.1 ,mbështetja e shëndetësisë lidhur me pakon e ringjalljes ekonomike”, tha Kurti. E ministri i Financave, Hekuran Murati tha para kabinetit qeveritar se kjo pikë duhet vetëm të vazhdohet pasi që ka përfunduar viti fiskal dhe tashmë jemi në një vit të ri fiskal me buxhet të ri. “Ky vendim bënë vazhdimin e shtesës që kemi miratuar në vitin e k...
3 arsye pse duhet të investojmë në kriptomonedha gjatë vitit 2022

3 arsye pse duhet të investojmë në kriptomonedha gjatë vitit 2022

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
25\01\2022 19:02 Viti 2021 ka qenë një vit i paqëndrueshëm për kriptovalutat, me çmimet që kanë arritur nivele rekord, si dhe ulje të për monedhat digjitale. Ndërsa çmimet kanë shënuar rënie gjatë javëve të fundit, ky mund të jetë një moment i duhur për të investuar, shkruajnë mediat e huaja Aktulisht, çmimi i Bitcoin është rreth 35,000 dollarë – një rënie rekord nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave prej 70,000 dollarësh në nëntor. Tani mund të jetë momenti më i mirë për të investuar por jo për të gjithë. Ndërsa ka disa arsye për të marrë në konsideratë blerjen e kriptomonedhave në 2022, ka gjithashtu një arsye të mirë për mos ta bërë diçka të tillë. 3 arsyet pse duhet të investojmë Kriptomonedhat janë më të dobishme se kurrë në botën reale Në të kaluarën, çmimet e krip...
Investim 5 milionë euro në rrjetin elektrik në Skënderaj

Investim 5 milionë euro në rrjetin elektrik në Skënderaj

EKONOMI, LAJME
25/01/2022 17:07 Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka pritur sot në takim kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it Alpin Dogan dhe bashkëpunëtorët e tij në Kosovë. “Qëllimi i takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit i filluar vite më parë, me qëllimin që qytetarët të kenë shërbime cilësore të furnizimit me energji elektrike dhe mirëmbajtje sa më të mirë të rrjetit”, thuhet në njoftim. Kryetari Nura dhe Dogan u dakorduan që ta vazhdojnë bashkëpunimin duke trajtuar me prioritet lagjet dhe fshatrat në të cilat ka nevojë të investohen në rrjet siç është fshati Lubavec si dhe lagjet e fshatra të tjera të cilat janë të planifikuara për investime nga KEDS. Përfaqësuesit e KEDS-it bënë të ditur që në Skenderaj do të investohen 5 milionë euro në rrjetin elektrik për të përmirësuar dhe moderni...
Raporti i GAP-it: Rekomandohet rritja e pagës minimale

Raporti i GAP-it: Rekomandohet rritja e pagës minimale

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
25\01\2022 11:56 Instituti GAP ka publikuar raportin “Rritja e çmimeve në Kosovë dhe masat e mundshme për përballimin e inflacionit”. Sipas GAP-it, rritja e zhvillimit ekonomik që u shënua gjatë vitit 2021 në Kosovë ishte si rrjedhojë e rritjes së kërkesës së brendshme, pakove fiskale për rimëkëmbje ekonomike, si dhe mbështetjes nga diaspora. Ky raport tregon se me rritjen e aktivitetit ekonomik në Kosovë, ngjashëm me vendet tjera, u vërejt edhe një rritje në nivelin e çmimeve. Duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, raporti tregon se gjatë vitit 2021 ka pasur rritje të çmimeve të konsumit, çmimeve të prodhimit, çmimeve të importit si dhe rritje të kostos së ndërtimit. Sipas të dhënave të paraqitura në raport, gjatë vitit 2021, përveç rritjes së indeksit ...
KLMDNj reagon për rritjen e çmimit të energjisë

KLMDNj reagon për rritjen e çmimit të energjisë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
25\01\2022 11:27 Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KLMDNj), ka reaguar pas propozimit të ZRrE-së, për shtrenjtim të energjisë elektrike. KLMDNj ka thënë se KEDS përveç pasurimit “jonormal”, ka përfituar edhe nga buxheti i shtetit. “Për aq sa dihet deri më tani, propozimi i ZRRE për shtrenjtim të çmimit të rrymës dhe rivendosje të tarifave ndëshkuese për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kW është përtej pritjeve më optimiste të KEDS, një operatori privat që përveç pasurimit jonormal gjatë privatizimit dhe inkasimit thuaja 100%, gjithashtu ka përfituar edhe nga Buxheti i Kosovës”. Tutje thonë se ZRrE edhe pse do duhej të ishte e pavarur, nuk është dhe i ka shërbyer të gjitha qeverive përfshirë aktuales. “ZRrE do të duhej të ishte e pavarur në marrje të ve...
BE i bën thirrje Kosovës që të liberalizojë tregun e energjisë elektrike me pakicë

BE i bën thirrje Kosovës që të liberalizojë tregun e energjisë elektrike me pakicë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
24/01/2022 12:12 Institucioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian (BE), Komisioni Evropian (KE), ka kërkuar nga Kosova që të liberalizojë tregun e energjisë elektrike me pakicë, për t’iu dhënë konsumatorëve vendorë të drejtën e lirë për të zgjedhur furnizuesin e tyre, meqë aktualisht kompania turke KEDS e mbanë monopolin në sektor. Institucionet e Kosovës tashmë disa vite më parë janë zotuar për të bërë liberalizimin e plotë të tregut të energjisë elektrike, në kuadër të zotimeve që kanë bërë përballë Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli në Lubljanë, e i formuar nga BE për vendet që synojnë anëtarësimin ne bllokun Evropian. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, tha për agjencinë e lajmeve dtt-net.com se Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) do të duhej që të zbato...
div.meta-author { display:none; }