
BQK nga 1 marsi ul tarifën për depozitim të monedhave
09/02/2022 13:43
Banka Qendrore e Kosovës nga 1 marsi do ta ul tarifën për depozitim të monedhave.
Kjo tarifë do të ulet nga 5 përqind në 3.75 përqind.
BQK thotë se kjo pritet të ndikojë në ngritjen e qasjes si të qytetarëve ashtu edhe të bizneseve në shërbimet e bankave vendore me para të gatshme.
“Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për lehtësim të qarkullimit të parave të gatshme në ekonomi, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës këtë fillimvit ka rishikuar tarifat që i aplikon ndaj bankave për transaksionet e ndërsjella monetare”.
“Rrjedhimisht, është zvogëluar tarifa për depozitimin e monedhave metalike të denominuara në euro në BQK nga 5,00% në 3,75%. Ky ndryshim do të jetë efektiv nga data 1 mars 2022. Vendimi për zvogëlimin e tarifës për depozitimin e monedhave metalike ...