News That Matters

EKONOMI

Kurti: Së shpejti do të ketë rritje të pagës minimale në Kosovë

Kurti: Së shpejti do të ketë rritje të pagës minimale në Kosovë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
21\02\2022 19:52Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale. Përmes një shkrimi në Facebook, tha se rritja e pagës minimale është përmbushje e një tjetër zotimi nga Qeveria Kurti. Kreu qeveritar theksoi se punëtorëve të sektorit privat do t’iu sigurohet pragu i të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme. “Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme. Ende pa i mbushur një vit në qeverisje, kemi filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale”, u shpreh Kurti. Sipas tij hapi i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistu...
“Feka” i serialit “Kafeneja Jonë”: Kursimi e ka bërë të veten, fatura më erdhi më pak se muajin e kaluar

“Feka” i serialit “Kafeneja Jonë”: Kursimi e ka bërë të veten, fatura më erdhi më pak se muajin e kaluar

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
21/02/2022 13:36 Gjatë kësaj kohe reagimet në vend rreth shtrenjtimit të rrymës kanë qenë të shumta, e nga më të ndryshmet në rrjete sociale. Një shkrim rreth kësaj situate së fundmi në Facebook e ka bërë edhe producenti Shkumbin Istrefi, i njohur për publikun më shumë si “Feka” i serialit “Kafeneja Jonë”. Në postimin e bërë, ai thekson se ka kursyer dhe se këtë muaj fatura i erdhi më pak se muajin e kaluar. Postimi i plotë i aktorit (pa ndërhyrje): “Sot me erdhi faktura e rrymes. Jetoj ne shtepi. Diten jam ngroh me dru (ne dhome te dites), naten me rryme. Edhe koha nuk ka qene fort e keqe, pra ka pase diell gjate ketij muaji. Mos me rrejt, kursimi e ka bo te veten. Faktura me ka ardhe me pak se muajin e kaluar kur nuk kam kursy. Ta shohim cka po ndodh tash e tutje. Do te vazhdoj me ku...
Deputeti i VV-së: Buxheti i Kosovës është rritur për 461 milionë euro brenda vitit 2021

Deputeti i VV-së: Buxheti i Kosovës është rritur për 461 milionë euro brenda vitit 2021

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
20/02/2022 13:23Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka bërë një krahasim të buxhetit të vitit 2021 me vitet e kaluara, duke thënë se brenda një viti është rritur për 461 milionë euro. Muja në Facebook thotë se ky buxhet është meritë e e Qeverisë Kurti. “Të hyrat buxhetore për vitin 2021 ishin rreth 2.2 miliardë euro. Viti i parë i Qeverisë Kurti II ka shënuar një bilanc prej plus 461 milionë euro krahasuar me vitin paraprak. Të hyrat e Kosovës në vitin 2011 ishin 1.3 miliard dhe ishte dashur një dekadë që të hyrat të arrinin 1.7 miliardë (+432 milion euro)”, ka shkruar Muja. Ai ka shtuar se deri në fund të mandatit, buxheti do t’i ketë mbi 2 miliardë euro shtesë. “Vendimi për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje nënkupton plus 461 milionë në buxhetin e Kosovës për vitin e parë të qeve...
Deputeti i VV-së del kundër propozimit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Deputeti i VV-së del kundër propozimit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

EKONOMI, LAJME
19/02/2022 17:51 Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja thotë se qëndrimi i partisë së tij lidhur me tërheqjen edhe të një pjese të parave nga Trusti Pensional nuk duhet të lejohet. “Nëse ka ardhur ky propozim nga PDK-ja, unë mendoj që është një propozim i varfër intelektualisht. Demonstron mosnjohuri konceptuale siç e karakterizon PDK-në qe një kohë të gjatë. E vërteta është që qytetarët e Kosovës kanë vështirësi në këtë kohë. Mirëpo, Qeveria duhet të përdorë mekanizma të tjerë të politikës fiskale jo të ngriten pritje në formë të propagandës që i mundëson ose të krijojë përshtypje sikurse ajo lejohet”. “Trusti Pensional është i dizajnuar në atë mënyrë që të kursejnë qytetarët që të përballojnë konsumin pas moshës 65-vjeçare. Nëse i shikoni të gjitha raportet ndërkombëtare, kjo është...
Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë

Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
15\02\2022 15:53 Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në vend. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Çmimi i specave pa djegës për kilogram në një dyqan ushqimor në Prishtinë është 3.49 euro. Sipas të dhënave të ASK-së, në muajin shkurt të vitit 2021, çmimi mesatar i këtij produkti ka qenë 2.14 euro. Në Tregun e Gjelbër, një kilogram domate po shitet për 1.50 euro, teksa në një dyqan çmimi ishte 1.99 euro, kurse sipas ASK-së një kilogram domate në shkurt të vitit 2021 mesatarisht s...
PSD kërkon vendimin për rrymën, Policia shkon në ZReE

PSD kërkon vendimin për rrymën, Policia shkon në ZReE

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
14/01/2022 12:12 Një zyrtar i policisë ka biseduar me Dardan Molliqaj, kryetarin e PSD-së i cili me bashkëpartiakë të tjerë kanë shkuar në ZRrE për ta kërkuar vendimin për shtrenjtimin e rrymës, i cili nuk është publikuar ende. Kjo pas konfrontimit verbal të Molliqajt e të tjerëve me kryesuesin e bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahun, aty ka mbërritur edhe policia. “Ne kemi ardhë me e kërku publikimin e vendimit të ZRRE-së”, i tha Molliqaj zyrtarit policor. Polici kërkoi që të mos pengohen anëtarët e bordit të ZRRE-së dhe të gjendet një rrugë zyrtare e komunikimit. “Jo na kemi ardhë me i pengu këta”, i tha Molliqaj zyrtarit policor. Zyrtari policor më pas hyri në dhomën ku po qëndronin anëtarët e bordit të ZRRe-së për të biseduar me ta. Kjo nuk i pëlqeu Molliqajt, i cili tha “Vjen...
Ekonomistët propozojnë të lejohet edhe një tërheqje prej 20 përqind nga Trusti

Ekonomistët propozojnë të lejohet edhe një tërheqje prej 20 përqind nga Trusti

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
13/02/2022 13:33 Njohës të çështjeve ekonomike në Kosovë, propozojnë që Qeveria e Kosovës t’ua mundësojë qytetarëve edhe një tërheqje nga Fondi Pensional, prej 20 për qind. Kjo, sipas tyre, do ta zbuste sadopak situatën e vështirë financiare aktuale, do të ndikonte në rritjen e konsumit dhe ngjalljen e aktivitetit ekonomik te bizneset. Me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, të nxjerrë në dhjetor 2020 nga Qeveria e Avdullah Hotit, qytetarëve iu ishte mundësuar të tërheqin 10 për qind të kursimeve nga Trusti. Për katër muaj sa zgjati aplikimi, 427 mijë e 371 veta tërhoqën mbi 197 milionë euro. Rreth 120 milionë euro prej tyre do të rimbursohen në 5 vitet e ardhshme, për personat që tërhoqën më pak se 1 mijë euro (kishin nën 10 mijë euro kursime). Mustafë Kadrijaj, ekspert i ekonomisë, th...
Paralajmërohet shtrenjtimi i makiatos në Kosovë

Paralajmërohet shtrenjtimi i makiatos në Kosovë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
12/02/2022 - 12:34 Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar heqjen e TVSH-së për këtë sektor. E nëse një gjë e tillë nuk bëhet, ata paralajmërojnë ngritjen e çmimeve. Rikthimi i TVSH-së në 18 për qind do t’i detyrojë gastronomët të dalin në protestë, kështu ka thënë Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica për Ekonomia Online. “Kemi kërkuar që të largohet TVSH-ja. Ka ulje të aftësisë blerëse të qytetarëve. Ka 40% ulje të konsumit. Ka rritje të inflacionit, rritje të çmimeve. Bizneset gjenden në një situatë ku duhet ta ruajnë konsumatorin. Në anën tjetër duhet ta ruajnë përparësinë e të qenit formal. Nuk përjashtohen protestat. Ora policore krijon stres të panevojshëm për personat që qarkullojnë edhe gastronomia punon më pak”. Vranica propozoi që të merren për bazë model...
Tarifat e energjisë do të shqyrtohen sërish në dhjetor

Tarifat e energjisë do të shqyrtohen sërish në dhjetor

EKONOMI, LAJME
11/02/2022 12:32 Tarifat e energjisë elektrike do të shqyrtohen sërish në fund të këtij viti. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Petrit Pepaj. Sipas Pepajt, shqyrtimi i rregullt tarifor do të bëhet në mesin e dhjetorit të këtij viti. “Proceset e rregullta të shqyrtimeve tarifore për ndërmarrjet e rregulluara për vitin 2023 fillojnë ne mesin e dhjetorit të këtij viti. Në këtë kuptim ne nuk mund te gjykojmë tani se si do te jenë tarifat në vitin 2023”, ka thënë Pepaj. Ai e ka konfirmuar se paratë e ndara nga Qeveria për subvencionim të tarifave janë vetëm për këtë vit. “I tërë subvencioni i qeverisë është reflektuar ne tarifat për këtë vit, ky subvencion ka bërë që : a) Tarifat për konsumatorët jo familjar, në kuadër të Shërbimit Universal të mbesin ...
“Kur mblidhen krejt, pagat në Kosovë s’e mbulojnë as gjysmën e muajit”

“Kur mblidhen krejt, pagat në Kosovë s’e mbulojnë as gjysmën e muajit”

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
10/02/2022 18:34 Kryetari i Këshillit Drejtues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ali Gashi, tha se rritja e çmimit të energjisë eletrike po bëhet në kohën më të papërshtatshme. Gashi tha se me rritjen e çmimit të produkteve tjera esenciale pagat që janë në Kosovë nuk e mbulon as gjysmën e muajit. "Ne e bashkëndjejmë dhe konsiderojmë që kjo rritje e çmimit bëhet në kohën më të papërshtatshme për qytetarin. Krahas kësaj rritje kemi edhe rritje enorme të çmimeve. E kemi rritjen e çmimeve të derivateve, e kemi rritjen e çmimeve esenciale. Po u fute tani në markete e sheh që janë të tmerrshme çmimet e produkteve esenciale, mos të flasim të produkte të tjera”, tha ai në Klan. “Prandaj kur mblidhen krejt këto i bie që paga që është në Kosovë duke i futur edhe shërbimet e tje...
div.meta-author { display:none; }