
Rritje e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve, paralajmërohet të arrijë deri në 1 euro e 80 centë
04\03\2022 13:46
Invazioni ushtarak rus në Ukrainë po ka ndikim negativ çdo ditë e më shumë edhe në tregjet ndërkombëtare. Një krizë e tillë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës, duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme, sidomos për derivatet e naftës që po shtrenjtohen vazhdimisht.
Çmimet e karburanteve janë ndër faktorët e parë që po ngritën vazhdimisht këto ditë në Kosovë. Prej ditës së djeshme, çmimet e derivateve në vend janë ngritur për 10 centë në litër.
Ndërkohë që çmimet e karburanteve kanë arritur deri në 1 euro e 50 centë, kryetari i Shoqatës së naftëtarëve Fadil Berjani paralajmëron se çmimet pritet të arrijnë deri në 1 euro e 80 centë.
“Çmimet dje kanë qenë 1 euro e 40 centë, sot kanë mbërri 1 euro e 50 centë. Ka pasur rritje ekstreme. Për qytetarët tonë këto çmi...