News That Matters

EKONOMI

Rritja e çmimit të vajit, reagon PDK

Rritja e çmimit të vajit, reagon PDK

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
10\03\2022 14:26 Ngritja e çmimeve në shumë artikuj ushqimorë ka nxitur reagime në opinion. Së fundi reagime të shumta ka ngjallur shtrenjtimi enorm i vajit ushqimor, ku nga 1.60 sa ka qenë ditëve të fundit sot është raportuar se çmimi ka shkuar deri në 3.50 euro. E për një gjë të tillë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Musliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është krim dhe se kjo po ndodh me lejen e Qeverisë. “3.49 euro vaji. S’ka të bëjë më as me krizën as me mungesën. Ky është krim! Krimi po ndodhë me lejen e Qeverisë. Nga mungesa e vullnetit, vizionit dhe guximit me dalë me u ballafaqua me situatën në teren. A ka inspektor ky vend që ndal abuzimin me xhepin e varfër të qytetarëve”, ka shkruar Musliu. ...
Kurti: Çmimi i vajit në Kosovë më i larti në botë

Kurti: Çmimi i vajit në Kosovë më i larti në botë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
09\03\2022 14:18 Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë. Kurti gjatë vizitës në kompaninë e vajit Floil, ka theksuar se rritja e çmimeve është artificiale. “Anë e mbanë qytetarët po na njoftojnë se çmimet janë nga 3.49 euro, e jo 3.5 euro. 3 euro e 50 cent do të ishte e rastësishme, por 3.49 euro nuk është e rastësishme kjo përputhje e cila është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorit”, tha Kurti. “Aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë”, ka shtuar ai. Sipas tij, ka mjaftueshëm vaj në stoqe për rreth një muaj për konsum. “U njoftuam se në stoqe i kanë rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar, i cili pas përpunimit do të mjaftoj për rreth një muaj për konsumin që ekziston në vend. Është lajmë që tashmë ka lajm ...
Qytetarët presin nga Qeveria të ndërhyjë ndaj rritjes së çmimeve

Qytetarët presin nga Qeveria të ndërhyjë ndaj rritjes së çmimeve

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
09\03\2022 19:07 Rritja e çmimit të derivateve në botë pritet që drejtpërdrejtë të ndikojë edhe në shtrenjtimin e produkteve tjera, pasi në Kosovë sasia më e madhe e mallrave importohen nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe ato të rajonit. Këto rritje kanë bërë që qytetarët të dalin të pakënaqur dhe të presin reagime nga qeveritarët. Burim Krasniqi për KosovaPress, ka thënë se po pret që Qeveria të gjejë një formulë dhe modalitet që të subvencionojë, që këto çmime të jenë të arsyeshme. “Unë vlerësoj që duhet që Qeveria të gjejë një formulë dhe modalitet që të subvencionojë, që çmimet e naftës të jenë të arsyeshme për operim normal në treg, por edhe për bujqit që të dalin me produkte bujqësore sa më të lira, me qëllimin e vetëm që të jenë konkurrentë në tregun vendor dhe ndërkombët...
Kurti: Sanksionet ndaj Rusisë kanë prekur çmimet e pothuajse secilit sektor,

Kurti: Sanksionet ndaj Rusisë kanë prekur çmimet e pothuajse secilit sektor,

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
09\03\2022 13:52 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sanksionet e vendosura karshi Rusisë kanë prekur çmimet e pothuajse secilit sektor. Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, ka theksuar se kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë. “E kuptoj shqetësimin e secilit prej jush për rritjen e çmimeve. Edhe pse kjo gjë nuk është ndikuar nga ne, megjithatë kjo po na prek edhe neve. Kjo është kostoja e lirë. Sanksionet e vendosura kanë prekur çmimet e pothuajse secilit sektor, si në importin e energjisë elektrike, si në naftë dhe si në produktet që konsumojmë”, tha Kurti. Ai ka shtuar se kjo krizë po dikton rritjen e çmimit të naftës. “Nëse në fund të vitit të kaluar ishte kriza energjetike që nxiti ngritjen e çmimeve, këtë vit është lufta në Ukrainë dhe përballja...
Marrëveshje të tregtarëve për manipulime të mundshme, Hajdari: Nuk ka bllokadë të furnizimit me naftë

Marrëveshje të tregtarëve për manipulime të mundshme, Hajdari: Nuk ka bllokadë të furnizimit me naftë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
09\03\2022 13:39 Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se nuk ka bllokadë të furnizimit me naftë në tregun e Kosovës. Hajdari gjatë një konference për medie tha se së bashku me Autoritetin e Konkurrencës janë duke i identifikuar marrëveshjet e tregtarëve, për manipulime të mundshme me produkte në treg. “Ne nuk mund t’i kontrollojmë çmimet, por mund të marrim masa. Ne kemi marr masa të ndryshme, duke filluar nga nafta. Mund të këtë edhe devijime të çmimit në treg, ku tregtohen furnizohen ndoshta dje në Durrës, kurse sot caktojnë çmimin sipas bursës”, tha Hajdari. “Kjo nuk është fer në treg dhe përmes bashkëpunimit me Autoritetin e Konkurrencës, ne do t’i identifikojmë të gjitha këto marrëveshje të përbashkëta të tregtarëve dhe produkteve të ndr...
Shtrenjtohet edhe patatja

Shtrenjtohet edhe patatja

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
09/03/2022 09:21 Valës së ngritjes së çmimeve të produkteve ushqimore nuk i kanë shpëtuar as patatet. Çmimi i patates për kilogram ka arritur në 0,69 cent. Kështu ka bërë të ditur një fermer që ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook. Ndryshe, ngritjet e çmimeve kanë qenë të vazhdueshme në muajt e fundit, me theks të veçantë në produktet bazë.
Mielli në Kosovë kushton më së shtrenjti në Ballkan

Mielli në Kosovë kushton më së shtrenjti në Ballkan

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
08/03/2022 22:32 Kosovarët paguajnë më së shtrenjti miellin nga të gjitha shtetet e Ballkanit. Sipas të dhënave nga rel, një kilogram miell në Kosovë kushton 0,82 cent, ndërkohë në Kroaci 0,65 për kilogram. Në Mal të Zi, kilogrami i miellit kushton 0,72 cent, në Serbi 0,60 kilogrami, në Maqedoni poashtu 0,60 cent, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë paguhet 0,74 cent kilogrami i miellit. Për litër të vajit, kosovarët paguajnë 1,77 cent, në Kroaci 2,20 cent, në Serbi 1,70 cent, në Maqedoni 1,50 cent dhe në Bosne e Hercegovinë 1,76 cent. Për kilogram të sheqerit kosovarët paguajnë 0,87 cent, në Kroaci paguajnë 1,05 cent, në Mal të Zi 0,84 cent, në Serbi 0,76, në Maqedoni 0,65 cent dhe në Bosnje e Hercegovinë 0,79 cent për kilogram.
Alarmante: “Fluturon” çmimi i vajit në Kosovë

Alarmante: “Fluturon” çmimi i vajit në Kosovë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
08/03/2022 22:29 Ngritja e çmimeve në produktet bazike po vazhdon në Kosovë. Së fundmi është ngritur sërish çmimi i vajit, shkruan Jepi zë. Qytetarët kanë publikuar fotografi në rrjete sociale ku shihet se një litër vaj po shitet deri në 2 euro e 29 cent. Ndryshe, muajt e fundit në Kosovë janë ngritur çmimet e shumë produkteve bazike si mielli, vaji, çmimet e karburanteve e shumë të tjera.
Rriten çmimet e produkteve ushqimore

Rriten çmimet e produkteve ushqimore

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
08\03\2022 15:17 Për shkak të ngritjes së çmimit të grurit dhe miellit në tregjet ndërkombëtare, kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu paralajmëron shtrenjtim të miellit edhe në Kosovë deri në 60 euro për 100 kilogram miell. Derisa sipas Zejnullahut, në tregun ndërkombëtar ky çmim tashmë ka arrit deri në 80 euro. Lufta në Ukrainë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme të miellit, karburanteve 1.60 euro, të vajit ushqimor, sheqerit dhe energjisë elektrike. Zejnullahu thekson se një bukë prej gjysmë kilogrami pritet të shtrenjtohet deri në 50 centë. “100 kilogram miell sot ende jemi duke shitur me 52 euro. Ndërsa, sot për të importuar grurë kishte me dalë çmimi 600 euro një tonë miell. Kurse, miellin që jemi duk...
KESCO ju bën thirrje që ta kurseni energjinë elektrike

KESCO ju bën thirrje që ta kurseni energjinë elektrike

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
07/03/2022 19:01 Sulmi i Rusisë në Ukrainë ka ndikuar dukshëm edhe në çmimet e energjisë elektrike, thotë KESCO në një kumtesë të lëshuar së fundi. Sipas KESCO, në bursat e rajonit ka ngritje të çmimit qind për qind, nëse e krahasojmë me muajin shkurt, para sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Ndaj si rezultat i kësaj, KESCO bën thirrje, mes tjerash, për kursim të energjisë elektrike, në mënyrë që të përballohet më lehtë sigurimi i rrymës. Njoftimi nga KESCO: Bazuar në bursën hungareze HUPX, që është referente edhe për importin e energjisë elektrike në Kosovë, gjatë muajit shkurt, para sulmit rus, çmimi ka qenë rreth 250 euro për megavat për energji elektrike në kohën e pikut, të cilën kryesisht e blen Kosova, ndërkaq tani çmimi mesatar sillet afro 500 euro për megavat. Këto lëvizje negat...
div.meta-author { display:none; }