News That Matters

EKONOMI

Vazhdon shtrenjtimi i jetës në Kosovë: Shtrenjtohen edhe çmimet e auto-taksive

Vazhdon shtrenjtimi i jetës në Kosovë: Shtrenjtohen edhe çmimet e auto-taksive

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
14\03\2022 19:13 Komuna e Prishtinës ka vendosur çmimoren e re për auto-taksitë, sipas të cilës tarifa për nisje nga 1.50 euro bëhet 2.00 euro. Në dokumentin zyrtar të Komunës së Prishtinës, të nënshkruar nga kryetari Përparim Rama, bëhet e ditur se vendimi është marrë të premten që shkoi, më 11 mars. Bëhet e ditur se vendimi ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit të tij.
Ministria e Infrastrukturës i përgjigjet Shoqatës së Transportuesve: Të zbatohet vendimi i biletave

Ministria e Infrastrukturës i përgjigjet Shoqatës së Transportuesve: Të zbatohet vendimi i biletave

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
14\03\2022 14:35 Ministria e Infrastrukturës i është përgjigjur Shoqatës së Transportuesve Rrugor lidhur me vendimin për ulje të çmimit të biletave për transportin ndërurban me autobus për fëmijët, studentët, invalidët e luftës dhe pensionistët. Sipas MI-së, ky vendim duhet të zbatohet nga të gjithë operatorët e transportit. “Në mbështetje të autorizimeve ligjore kemi ndërmarrë hapat formal ligjor duke u mbështetur në nenin 22 paragrafi 3 të Ligjit për Transportin, për të caktuar çmimore të veçantë për fëmijët, studentët, invalidët e luftës të punës dhe pensionistët, që këto kategori të jenë më të mbrojtura në raport me çmimet në rritje në transportin ndër urban të udhëtareve me autobus. Duke qenë në këto rrethana MMPHI është detyruar që të reflektoj autoritetin ligjor, duke nxjerr...
Molliqaj: Në mes të krizës energjetike, Kosova eksportoi 10 milionë euro rrymë

Molliqaj: Në mes të krizës energjetike, Kosova eksportoi 10 milionë euro rrymë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
13\03\2022 19:57 Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një shënimi në Facebook ka kritikuar Qeverinë pasi sipas tij gjatë krizës më të madhe energjetike, ajo rezulton se ka eksportuar rrymë në vlerë 10 milionë euro. Për më tepër Molliqaj thotë se ky eksport është bërë në kohën që ka munguar blloku B2. “Si ka mundësi që gjatë muajit janar, kur Kosova ka shpenzuar në pik-un e saj 1300mWh, ndërsa ka prodhuar rreth 650mWh në mungesë të Bllokut B2, kemi eksportim në vlerë prej 10 milionë eurosh të energjisë elektrike?”. Politikani opozitar thotë se nëse eksportimi është bërë gjatë natës kur ka më pak kërkesa për konsumim të energjisë, e njëjta gjë është dashur të ndodh edhe për muajin shkurt. “Nëse kjo ka ndodhur gjatë periudhës kur përdorimi i energjisë është më i ulët atëherë pse nu...
Kosova po ndien krizën me rritjen e çmimeve, kërkohet rishikimi i buxhetit 2022

Kosova po ndien krizën me rritjen e çmimeve, kërkohet rishikimi i buxhetit 2022

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
13\03\2022 16:36 Banka Qendrore e Kosovës (BQK) po vlerëson se ekonomia e vendit pritet të ndien krizën përmes kanalit të rritjes së çmimeve si rrjedhojë e agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Derisa profesorë të ekonomisë po kërkojnë rishikimin e buxhetit 2022 dhe miratimin e pakos ekonomike për të subvencionuar ekonominë dhe qytetarët e vendit, ish-ministrja e Tregtisë thotë se nuk është koha që Qeveria të mbledh taksa, por duhet t’i shpërndaj ato. Ditë më parë zyrtarë të Trustit konfirmuan se kriza në tregjet e ndërkombëtare bëri që të bie vlera e investimit në kthim rreth 90 milionë euro. Ndërkaq, tash përveç rritjes së inflacionit, BQK-ja, si të rrezikuar po e sheh edhe Fondin e Kursimeve Pensionale, që është i investuar rreth 80 për qind në tregjet ndërkombëtare. “Duke pasu...
Shoqata e Transportuesve i jep ultimatum 72-orë Qeverisë pas uljes së çmimit të biletave, ose do të ketë protesta

Shoqata e Transportuesve i jep ultimatum 72-orë Qeverisë pas uljes së çmimit të biletave, ose do të ketë protesta

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
13/03/2022 13:21 Kryetari i Shoqatës së Transportuesve, Ruzhdi Kurishaj, është drejtuar para mediave pas mbledhjes urgjente të mbajtur në Odën Ekonomike, lidhur me vendimin e marrë për uljen e çmimeve për biletat e transportit ndërurban për autobusë për disa kategori. Kurtishaj tha para mediave se Këshilli Drejtues i Shoqatës ka nxjerrë tri vendime, dhe nëse qeveria nuk reflekton brenda 72-orësh, ai tha se do të ketë protesta. “Kemi marrë tri vendime. E para ka të bëjë me masën e përkohshme, pra Këshilli Drejtues me anë të një kërkesë-padie, do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës Kushtetuese për shkeljet ligjore dhe për mohimin e të drejtave tona si treg i lirë. Vendimi i dytë ka të bëjë me çështjen që ne po kërkojmë që brenda 72 orësh qeveria ta anulojë këtë v...
Vaj të mjaftueshëm dhe çmime të arsyeshme tek “Emona Center”

Vaj të mjaftueshëm dhe çmime të arsyeshme tek “Emona Center”

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
12/03/2022   19:19 Vaj ka mjaftueshëm në Emona Center madje më çmim shumë më të lirë sesa në markete tjera, shkruan "Radio-Ylberi". Këtë për reaksinë tonë e kanë konfirmuar edhe menagjerët e pikave përkatse. "Vaj ka mjaftueshëm, Emona Center po vazhdon ta shes vajin vetëm 1,79 euro për litër." thuhet ndër tjerash. Qytetar të ndryshëm u shprehën të knaqur me shërbimet e kësaj qendre tregtare. Kujtojmë se në disa markete çmimi i vajit para disa ditësh ka shkuar deri në 3,49 euro për çka është aktivizuar edhe Inspektorati dhe ka shqiptuar gjoba.
Paralajmërohet rritje e çmimeve në gastronomi e hoteleri

Paralajmërohet rritje e çmimeve në gastronomi e hoteleri

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
12/03/2022 11:55 Shërbimet në sektorin e Hotelerisë e Gastronomisë mund të ngriten, nëse nuk kanë ndihmë nga institucionet. Këtë e ka konfirmuar për kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Hysen Sogojeva. Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të marr modele nga vendet e tjera për ta dal nga kriza. Por ai ka thekuar se duhet të punohet shumë nga institucionet që përmes subvencioneve t’i ndihmojë qytetarët dhe bizneset. “Kemi rritje drastike të çmimeve dhe këto normal që ndikojnë me produktet që lidhen me veprimtaritë turistike dhe hoteliere. Unë mendojë që Qeveria, ministritë përkatëse duhet me qenë më aktivë, duhet me puna më shumë të mos na zënë të papërgatitur dhe çdo nxënie pa përgatitur ne na kushton. Është mirë që modelet dhe shembujt se si po dalin prej kësaj k...
Në Emona Center, vaji kushton vetëm 1,79 euro

Në Emona Center, vaji kushton vetëm 1,79 euro

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
11/03/2022 11:44 Në valën e rritjes së çmimeve në produktet bazë, Emona Center po vazhdon ta shes vajin vetëm 1,79 euro për litër. Në disa markete çmimi i vajit dje ka shkuar deri në 3,49 euro për çka është aktivizuar edhe Inspektorati dhe ka shqiptuar gjoba. Qytetarët janë shprehur të shqetësuar nga këto ngritje çmimesh, madje nga paniku, disa prej tyre janë furnizuar me shumicë. Por siç shihet, vaj ka mjaftueshëm në Emona Center madje më çmim shumë më të lirë.
Komuna e Skënderajt dënon një market me 1000 euro, rriti çmimin e produkteve

Komuna e Skënderajt dënon një market me 1000 euro, rriti çmimin e produkteve

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
10/03/2022 - 18:04 Komuna e Skënderajt ka filluar të shqiptoj gjoba për marketet që po mashtrojnë me çmimet e produkteve. Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura sot ka njoftuar se një market është gjobitur me 1 mijë euro pasi ka shitur një litër vaj me çmim 3,49 euro. Nura ka thënë se secili që perifton në mënyrë të pandershme do të gjobitet.
Ngritja e çmimeve të produkteve bazike, Haxhiu fton Prokurorinë e Shtetit të aktivizohet

Ngritja e çmimeve të produkteve bazike, Haxhiu fton Prokurorinë e Shtetit të aktivizohet

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
10\03\2022 17:49 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rritjes së çmimeve të disa produkteve bazike. Haxhiu përmes një shënimi në Facebook ka thënë se ngritja e tillë e çmimeve paraqet vepër penale. “Ditëve të fundit dhe sidomos sot kemi vërejtur një ngritje enorme, aspak normale dhe tërësisht të paarsyeshme të çmimeve të produkteve ushqimore bazike të konsumatorëve nga subjektet tregtare. Kjo tendencë për keqpërdorim të situatës e dëmton jashtëzakonisht xhepin e qytetarëve dhe duhet të marrë fund sa më parë”. “Një kurdisje dhe orkestrim të të cilit po jemi dëshmitarë, është vepër penale e sanksionuar në mënyrë të dyfishtë, me burgim (1-5 vite) si dhe dënim shtesë me gjobë, bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës”. Haxhiu ka ftuar Prokurorinë e Shtetit ...
div.meta-author { display:none; }