
Mashtrime me zbritjet e çmimeve: Inspektorati gjen mospërputhje të çmimeve rafte-arkë
19\03\2022 18:45
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se Inspektorati i Tregut ka vazhduar inspektimet nëpër markete e dyqane edhe gjatë ditëve të fundjavës, ku kanë hasur në parregullsi.
Në njoftimin e MINT, qëllimi i inspektimeve në këtë periudhë vazhdon të jetë verifikimi i çmimeve të produkteve bazike për shportën e konsumatorëve.
“Gjatë inspektimeve të ditës së shtunë, Inspektorët e Tregut kanë hasur në parregullsi sa i përkët mospërputhjes së çmimeve raft –arkë, mashtrimit lidhur me zbritjet e reklamuara dhe në disa produkte ka munguar deklaracioni në gjuhën shqipe, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.
MINT falënderon gjithë konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në ...