News That Matters

EKONOMI

Publikohet lista e studentëve përfitues të bursës nga Komuna e Mitrovicës

Publikohet lista e studentëve përfitues të bursës nga Komuna e Mitrovicës

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
08\04\2022 12:24 Komuna e Mitrovicës ka publikuar listën e studentëve të cilët kanë përfituar bursë komunale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja e komunës përmes një postimi në Facebook, shkruan Jepi Zë Në këtë njotim shkruhet se studentët e pakënaqur me rezultatin mund të paraqesin ankesat e tyre në afat prej 15 ditëve nga koha e shpalljes së rezultateve. Numri total i studentëve që kanë arritur të përfitojnë bursë nga Komuna e Mitrovicës është 75, dhe përfshinë fakultete dhe drejtime të ndryshme.

BSPK proteston, kanë gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës

EKONOMI, Storiet Kryesore
08\04\2022 12:48 Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës sot po mban një protestë, ndërsa janë gjashtë kërkesa për Qeverinë e Kosovës. Protesta ka nisur me marshin prej Bibliotekës Kombëtare e do të ndalen te Sheshi “Skënderbe”, para ndërtesës së Qeverisë. Protestuesit po brohorisin “Ngritja e pagave është domosdoshmëri”, “Zbatojeni ligjin”, “Arsim cilësor nuk mund të ketë derisa nuk ka paga të dinjitetshme”, etj. BSPK njofton se ekzekutivit do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës: 100 euro nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme Përcaktimi i Pagës Minimale Miratimi i Ligjit për Paga Nisja e zbatimit ...
Kriza energjetike, Veriu shpenzon gati 13 milionë euro rrymë për dy muaj

Kriza energjetike, Veriu shpenzon gati 13 milionë euro rrymë për dy muaj

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
07\04\2022 22:19 Kriza e energjisë elektrike është duke i kushtuar vendit më shumë sesa parashikohej. Kjo pasi nga buxheti i KOSTT-it janë duke u derdhur para për të paguar borxhet e rrymës nga Veriu i vendit. Vetëm në janar dhe shkurt të këtij viti, rreth 13 milionë euro janë paguar si obligim financiar ndaj interkoneksionit evropian për humbjet në Veri. Situata e pazgjidhur me rrymën në komunat në Veri është duke bërë që ky obligim financiar i KOSTT-it të thellohet. Kjo gjë është duke rënduar edhe gjendjen e kësaj kompanie. Kështu ka pohuar zëdhënësja e KOSTT-it, Zana Bajrami-Shala. “Si pasojë e situatës së pazgjidhur në pjesën veriore të Kosovës si dhe e obligimeve të pashlyera të palëve të treta ndaj KOSTT, gjendja financiare e KOSTT është jashtëzakonisht e rënduar. Megjithat...
Shtrenjtohen banesat në Kosovë, mbi 200 euro më shumë për metër katror

Shtrenjtohen banesat në Kosovë, mbi 200 euro më shumë për metër katror

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
07\04\2022 18:16 Asgjë s’po mbetet pa u shtrenjtuar në Kosovë. Rritjes së çmimeve s’i kanë shpëtuar as materialet ndërtimore. Krahasuar me vitin paraprak, çmimet janë rritur për 60 përqind. Rrjedhimisht është shtrenjtuar edhe çmimi i banesave. Fatlumë mund të konsiderohen ata që kanë blerë banesa e materiale ndërtimore para se të fillonte lufta në Ukrainë. Me këtë veprim, ata i kanë kursyer vetes mijëra euro. Tash kur lufta në Ukrainë është në muajin e dytë, ndërtimtarët po përballen me rritje të çmimeve të materialeve ndërtimore. Faton Hoxha nga Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës i ka thënë Gazetës Express se krahasuar me vjet, çmimet janë rritur deri në 60 përqind. “Çmimet në raport me vitin paraprak janë rritur deri në 60%. Shumica e materialeve të ndërtimit tregtohen në bursa,...
Murati: Paga minimale do të rregullohet shpejt, kemi paguar borxhe të vitit 2011

Murati: Paga minimale do të rregullohet shpejt, kemi paguar borxhe të vitit 2011

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
07/04/2022. 12:29 Ministri i Financave, Hekuran Murati, në replika me ish-ministren e këtij dikasteri, Hykmete Bajrami, ka thënë se sa i përket ndarjeve të mjeteve financiare për import të energjisë elektrike, Kosova ka ndarë më së paku në krahasim me shtetet e rajonit. Murati përmendi se Shqipëria deri në fundit të vitit parasheh t’i shpenzojë 650 milionë euro për import, Maqedonia deri më tani ka shpenzuar mbi 100 milionë, ndërsa Kosova sipas tij, falë resurseve ka mjaftuar që të ndahen 120 milionë euro. Tutje, i pari i Ministrisë së Financave, ka thënë se paga minimale do të rregullohet shumë shpejt. “Paga minimale do të rregullohet shumë shpejtë. Ka pasur kundërshtime nga sindikatat, kanë arsyet e veta jo të qëndrueshme sepse asnjë anëtar i atyre sindikatave nuk preket nga ky ve...
Çmimi i vajit shkon në 2 euro e 99 centë

Çmimi i vajit shkon në 2 euro e 99 centë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
05/04/2022 Çmimi i vajit të lulediellit në marketet e Kosovës është ngritur sërish dhe një litër po kushton 2 euro 99 centë. Gazetari Imer Mushkolaj ka shpërndarë fotografi nga çmimet e ngritura të vajit. Në fillim të muajit mars super marketet e shitën litrin e vajit me çmim rekord për 3 euro e 49 centë, duke shkaktuar reagim masiv nga qytetarët. Kjo bëri që të aktivizohej edhe Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, duke shqiptuar gjoba për mashtrimet me çmime
Me 8 prill protesojnë sindikatat, në mesin e kërkesave edhe votimi i tërheqjes së 30% nga Trusti

Me 8 prill protesojnë sindikatat, në mesin e kërkesave edhe votimi i tërheqjes së 30% nga Trusti

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
05/04/2022 09:29 Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka paralajmëruar protestë më 8 prill me kërkesat për shtesa prej 100 eurove për çdo të punësuar deri në miratimin e ligjit për paga. Në mesin e kërkesave është edhe votimi i tërheqjes së 30% të Trustit, shkruan Jepi zë. “Me date 8 ne ora 12, te gjitha sindikatat ne kuader te BSPK dhe sindikata e re e Kekut, kan proteste dhe ne kerkesat e tyre eshte edhe votimi i terheqjes se 30% te trustit, a do i bashkangjitemi kesaj proteste, per pro terheqjen e 30% te trustit”, ka shkruar një qytetar në Facebook. Ndryshe, diçka që është parë si pozitive në këtë aspekt është se disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
Haradinaj kërkon rishikim urgjent të Buxhetit të Kosovës për vitin 2022

Haradinaj kërkon rishikim urgjent të Buxhetit të Kosovës për vitin 2022

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
04\04\2022 14:54 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që urgjentisht të rishikojë Buxhetin për vitin 2022, pasi siç tha ai, kanë ndryshuar parashikimet në të cilat është bazuar ky buxhet. Në një konferencë për media, Haradinaj i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të rishikojë edhe investimet kapitale. “Si Aleancë kërkojmë urgjentisht të ndodhë rishikimi i Buxhetit të Kosovës për vitin 2022. Praktikat e rishikimit ekzistojnë, pra një rishikim tradicional në mes të vitit, por ne kërkojmë që rishikimi të ndodhë tani, urgjent. Analiza jonë, e Departamentit të Financave, e kolegëve, e ekspertëve, është se kanë ndryshuar të gjitha parashikimet në të cilat është bazuar ky buxhet. Pra, ka ndryshuar inflacioni, janë rritur çmimet, ka një situatë urgjente të kr...
Hoxha Behar Mjekiqi: Burri s’duhet t’ia marrë gruas rrogën

Hoxha Behar Mjekiqi: Burri s’duhet t’ia marrë gruas rrogën

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
02/04/2022. 18:13 Hoxha Behar Mjekiqi ka thënë se në Islam gruaja ka më shumë përparësi se burri. Ai tha se sipas Kuranit gruaja është përmendur e para e pastaj burri. “Barazia gjinore mendoj që ne burrat jemi më ulët se gratë. Zoti në Kuran ma së pari e ka përmendur gruan pastaj burrin. Kur e kanë pyetur pejgamberin se kë duhet me dashtë më shumë, ka thënë nënën. Pejgamberi ka thënë se ai që i ka një vajzë, dy ose tri që i shkollon, i marton dhe i rehaton e ka xhenetin, por s’ka thënë për tre djem, ka thënë për tri vajza”, ka thënë ai, në T7. Më tutje, hoxha Mjekiqi ka thënë se burri nuk ka të drejtë që t’ia marrë pagën gruas. “Momenti që the që gruaja jote është në punë dhe ti je në punë. Nuk ki të drejtë në Islam , as Kuran, as hoxhë nuk guxojnë me të dhënë të drejtë asnjë cent m...
Komuna e Mitrovicës dhe “Qatar Charity” nënshkruajnë marrëveshje bashkëfinancimi

Komuna e Mitrovicës dhe “Qatar Charity” nënshkruajnë marrëveshje bashkëfinancimi

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
31\03\2022 19:18 Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, z. Esam Dabab, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, si dhe drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava. Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe organizatës humanitare “Qatar Charity”. Përmes këtij memorandumi do të mundësohet ndarja e granteve për kultura të ndryshme bujqësore për familjet me kushte të rënda ekonomike në Komunën e Mitrovicës.
div.meta-author { display:none; }