News That Matters

EKONOMI

Kurti: Asnjëri nga kabineti qeveritar s’do të përfitojë nga shtesa 100 euro

Kurti: Asnjëri nga kabineti qeveritar s’do të përfitojë nga shtesa 100 euro

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
13/04/2022. 14:23 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shtesat mbështetëse prej 100 euro për qytetarët nuk janë politika fiskale apo zhvillimore, por ndihma sociale në kohë sfiduese. Para fillimit të mbledhjes së qeverisë, kreu qeveritar tha se nëpërmjet masave po rishpërndahet rritja ekonomike prej 10.53 për qind e arritur falë politikës zhvillimore. Shtesat prej 100 eurove, Kurti tha se nuk do t’i përfitojë asnjëri nga anëtarët e kabinetit qeveritar. “Masat mbështetëse që i prezantuam dje, nuk janë politika fiskale apo politika zhvillimore, e as nuk synojnë t’i zëvendësojnë këto të dyja. Ato janë politika sociale, mbështetëse për qytetarët në një kohë sfiduese. Nëpërmjet tyre po rishpërndajmë rritjen ekonomike prej 10.53%, e cila është arritur, përpos tjerash, falë poli...
Murati: Pagat mbi 1,000 euro nuk do të përfitojnë nga ndarja e 100 euroshit

Murati: Pagat mbi 1,000 euro nuk do të përfitojnë nga ndarja e 100 euroshit

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
13/04/2022. 13:15 Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se të gjithë ata që pagën primare e kanë nën 1 mijë euro do të përfitojnë nga masa e Qeverisë për ndarjen e 100 euroshit si ndihmë për muajin prill në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Murati në një konferencë për medie, sqaron se nga ky përfitim do të përjashtohen të gjithë ata që janë në pozita drejtuese të niveleve qeverisëse, si dhe të gjithë ata që kanë paga mbi 1,000 euro. “Kriter do të jetë që të gjitha pagat primare që janë nën 1,000 euro do të mund të përfitojnë, kurse ata që janë mbi, praktikisht nuk përfitojnë nga kjo mbështetje. Nga këtu do të përjashtohen të gjitha pozitat drejtuese në nivele qeverisëse të vendit”, tha Murati. Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti pati njoftuar...
Qeveria miraton pagën minimale, 250 euro

Qeveria miraton pagën minimale, 250 euro

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
13/04/2022. 12:31 Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e ardhës, në të cilën ka miratuar Projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 264 euro bruto ose 250 euro neto. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se pavarësisht sa është lartësia e pagës, për pjesën e 250 eurove nuk do të ketë tatim në pagë. “Për të përmbushur një premtim tjetër të programit qeverisës sjellim sot për miratim Projektligjin që do t’i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto ose 250 euro neto dhe për heqjen e tatimit për 250 euro. Pavarësisht sa është lartësia e pagës, për pjesën e 250 eurove nuk do të ketë tatim në pagë”, ka thënë Kurti.
Mblidhet Qeveria, pritet të miratohet projektligji i pagës minimale

Mblidhet Qeveria, pritet të miratohet projektligji i pagës minimale

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
13/04/2022 09:49 Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës. Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrat e tij, do ta nisin mbledhjen me fillim të orës 10:00. Në mesin e pikave të rendit të ditës, është edhe projektligji që i hap rrugë rritjes së pagës minimale. Këtë e ka bërë ditur vet Kurti përmes një konference mëngjesin e së martës, duke treguar se paga miminale do të rritet dhe do të hiqet tatimi për 250 euro pagë.

A do të kthehen tarifat e vjetra të rrymës?

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
12/04/2022. 17:59 Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) është e obliguar që në mënyrë të padiskutueshme ta zbatojë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili e pezullon ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, thotë avokati Faton Fetahu. Fetahu është angazhuar nga Partia Demokratike e Kosovës – subjekt opozitar – për të ngritur padi kundër vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës. ZRRE-ja, në vazhdën e krizës globale energjetike, ka miratuar faturat e reja me rritje më 8 shkurt dhe, që nga ajo kohë, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në muaj, paguajnë më shtrenjtë. Sipas PDK-së, ky shtrenjtim i dëmton qytetarët. Dhe, dy muaj më vonë, më 9 prill, Gjykata Themelore e ka pezulluar ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së, duke thënë se pro...
Kurti i ndan 100 euro për social, pension, studentë dhe sektorin publik e privat

Kurti i ndan 100 euro për social, pension, studentë dhe sektorin publik e privat

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
12/04/2022 09:26 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, për muajin prill do të ndajë nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik dhe privat, pensionistët dhe personat që gëzojnë asistencë sociale. Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti me anë të një konference të ftuar për media, duke njoftuar edhe për rritje të pagës minimale. “Si qeveri e RKS, nga muaji korrik i vitit 2021, e deri më sot kemi vazhduar të prezantojmë masa në kuadër të pakos ekonomike, e cila në qendër kishte qytetarin. Deri më sot, në kuadër të pakos ndamë 300 milionë euro. Prandaj, sot po prezantojmë masat e reja në kuadër të pakos. Kështu, për muajin prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencës sociale për të gjitha familjet. Pensionistët do t’ua ndajmë nga 100 ...
Raportohet se Qeveria Kurti synon t’ua zvogëlojë rrogat të gjithë qytetarëve

Raportohet se Qeveria Kurti synon t’ua zvogëlojë rrogat të gjithë qytetarëve

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
11/04/2022 22:25 Qeveria e Kosovës po planifikon ndryshimin e Politikave Tatimore. Në Koncept-dokumentin e përgatitur nga Ministria e Financave, janë propozuar dy variante për normat e tatimit në pagë. Opsioni në përputhje me programin e Qeverisë parasheh rritje në përqindje të normave në krahasim me ato aktuale – por edhe ngritje të pragut të pagës që nuk preket nga tatimi. Nëse dikush që ka pagën 700 euro bruto aktualisht paguan 70 euro tatim në pagë, nëse miratohet kjo nismë e Qeverisë Kurti atëherë do të paguajë 105 euro tatim në pagë. Kjo i bie që deri më tash ka marrë 630 neto. Kurse me këto ndryshime do të marrë vetëm 595 euro pagë. Më poshtë janë dy opsionet e propozuara nga Qeveria e Kosovës në Koncept Dokumentin për Rishikimin e Politikave Tatimore, të cilin e ka siguruar Bu...
Paralajmërohet ulje e çmimit të derivateve ditëve në vijim

Paralajmërohet ulje e çmimit të derivateve ditëve në vijim

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
11/04/2022. 17:58 Një litër naftë aktualisht në Kosovë kushton nga 1.50 euro deri 1.58 euro, kurse benzina po tregtohet deri 1.38 euro. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka paralajmëruar se ditëve në vijim mund të ketë ulje të çmimit të derivateve. “Sa i përket ditëve në vijim nuk mund të themi se çfarë çmime do të kemi sepse ka lëvizje në berzh. Por trendi është në rënie, që do të thotë çmimet mund të jenë më të lira se këto në ditët në vijim”, tha Berjani. Ndërsa ka treguar edhe për çmimet e tanishme të derivateve të naftës dhe benzinës që janë në treg. “Sa i përket çmimeve të derivateve në Kosovë sot çmimet sillen 1 litër naftë, 1 euro e 58 cent, ndërsa benzina, 1 euro e 38 cent”, tha ai....
Rreth 750 mijë qytetarë kanë përfituar mbështetje nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike

Rreth 750 mijë qytetarë kanë përfituar mbështetje nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
10\04\2022 13:48 Lëvizja Vetëvendosje njofton se nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike kundër pandemisë COVID-19 kanë përfituar 748 mijë qytetarë. Sipas LVV-së, vetëm nga masa për mbështetje sociale kanë përfituar rreth 477 mijë persona. “Nga Pako e Ringjalljes Ekonomike kanë përfituar deri sot 748 mijë qytetarë. Vetëm nga masa për mbështetje sociale deri sot kanë përfituar 476,903 qytetarë. Afër 3 mijë qytetarë përfitues nga mbështetja pas humbjes së kryefamiljarit nga COVID-19. Afër 300 mijë përfitues nga mbështetja për pensionet. Mbi 25 mijë përfitues nga mbështetja për familjet me asistencë sociale”, thuhet në njoftimin e LVV-së. Ata theksojnë se gati 150 mijë përfitues janë nga pagesat për shtesat e fëmijëve. “Mbi 13 mijë përfituese nga pagesat për shtesat e lehonave. Gati 150 mijë ...
Rreth 750 mijë qytetarë kanë përfituar mbështetje nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike

Rreth 750 mijë qytetarë kanë përfituar mbështetje nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
10\04\2022 13:44 Lëvizja Vetëvendosje njofton se nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike kundër pandemisë COVID-19 kanë përfituar 748 mijë qytetarë. Sipas LVV-së, vetëm nga masa për mbështetje sociale kanë përfituar rreth 477 mijë persona. “Nga Pako e Ringjalljes Ekonomike kanë përfituar deri sot 748 mijë qytetarë. Vetëm nga masa për mbështetje sociale deri sot kanë përfituar 476,903 qytetarë. Afër 3 mijë qytetarë përfitues nga mbështetja pas humbjes së kryefamiljarit nga COVID-19. Afër 300 mijë përfitues nga mbështetja për pensionet. Mbi 25 mijë përfitues nga mbështetja për familjet me asistencë sociale”, thuhet në njoftimin e LVV-së. <iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvetevendosje%2Fposts%2F349436273889296&show_text=true&...
div.meta-author { display:none; }