News That Matters

EKONOMI

Besimi: Rritja ekonomike do të përshpejtohet në periudhën afatmesme

Besimi: Rritja ekonomike do të përshpejtohet në periudhën afatmesme

EKONOMI, LAJME
Ministri i Financave, Fatmir Besimi thekson se ulja e shkallës së varfërisë, ulja e papunësisë, rritja e pagave dhe rritja e PBB-së për banor në periudhë afatmesme janë vetëm një pjesë e pritshmërive që i theksoi Banka Botërore në raportin e publikuar ditën e sotme, të cilat bazohen në politikat e zbatuara të Qeverisë. Pritshmëritë janë: Rritja e investimeve kapitale për 2.5%, rritja e pagave në bazë të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, rritja e PBB-së për banor për 7%, ulja e papunësisë për rreth 9%, ulja e shkallës së varfërisë në 20%. Realizimi i investimeve kapitale, zbatimi i procesit reformues dhe vazhdimi i negociatave për anëtarësim në BE, do të përshpejtojë potencialin e rritjes dhe përmirësimit të standardit të jetesës së qytetarëve”, shkruan Besimi në profilin e tij...
Drejtoresha Kadriu monitoroi punimet në shkollën fillore “Bislim Imeri” në Kçiq

Drejtoresha Kadriu monitoroi punimet në shkollën fillore “Bislim Imeri” në Kçiq

ARSIMI, EKONOMI, KOSOVË, LAJME
Drejtoresh e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, znj. Drita Kadriu, së bashku me stafin e saj kanë realizuar një vizitë në SHFMU “Bilsim Imeri “, në fshatin Kçiq për të monitoruar punimet të cilat janë duke u bërë në rregullimin e nyjeve sanitare, punët e hidroizolimit, ndriçimin dhe rregullimin e kulmit të shkollës. Më këtë rast, drejtoresha znj. Kadriu është shprehur e lumtur që nga afër po monitorohen investimet e bëra nga DKA në disa institucione shkollore, ku përmes realizimit të këtyre projekteve do të përmirësohet dukshëm infrastruktura shkollore, do të ofrohen kushte më të mira për nxënës dhe rezultate më të kënaqshme në arsim. +355695599916
Nga po vinë paratë fallco dhe sa është dënimi për prodhuesit dhe përdoruesit

Nga po vinë paratë fallco dhe sa është dënimi për prodhuesit dhe përdoruesit

EKONOMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Qindra mijëra euro false dyshohet se qarkullojnë në tregun e Kosovës. Ardianë Pajaziti nga Prishtina thotë se është përballur vetë me monedha të tilla. “Duke blerë bukë dhe duke qenë furrë e lagjes… Punëtorja me mirësjellje më ka treguar se paratë janë fals. Monedha ka qenë 2 euro. Kjo përvojë më ka bërë të jem më e kujdesshme se çfarë monedhash pranoj në shërbime të ndryshme”, thotë Pajaziti. “E kupton që monedha metalike 2 euro është false, sepse është më e lehtë, pra dallon trashësia dhe diametri. Imazhi i saj është më i dobët dhe ndonjëherë ka ndonjë shkronjë të deformuar”, thotë bashkëqytetarja e saj, Fjolla Vukshinaj, e cila po ashtu ka hasur në para false. Praninë e parave false e konfirmojnë edhe aksionet e policisë së Kosovës për konfiskimin e tyre dhe...
Pagat për disa nga profesionet në Gjermani

Pagat për disa nga profesionet në Gjermani

BOTË, EKONOMI, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë ka publikuar një listë të pagave mesatare bruto për 50 profesione. Frizerët vazhdimisht marrin 1778 euro bruto në muaj, ndërsa teknikët e mekatronikës për automjete marrin rreth 1400 euro më shumë me një mesatare prej 3204 euro, transmeton telegrafi. Kujdestarët fitojnë më pak se mesatarja (4,105 euro) me një pagë bruto prej 3,559 euro në muaj. Përmes kualifikimeve të ndryshme të trajnimit, mjekët (7,706 euro), avokatët (8,405 euro) dhe pilotët (8,739 euro) janë ndër përfituesit më të mëdhenj. Punonjësit me formim profesional të përfunduar fitojnë mesatarisht 3,521 euro bruto në muaj. Pa kualifikim profesional, nga ana tjetër, paga është 2817 euro. Me diplomë bachelor paga është 4551 euro, me master rreth 1600 euro më s...
Ministri Murati: Pensionet do të rriten sivjet

Ministri Murati: Pensionet do të rriten sivjet

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë sonte se pensionet do të rriten këtë vit, duke vijuar edhe përgjatë vitit tjetër, në kuadër të reformave pensionale dhe skemave sociale që sipas tij, veçse kanë filluar. Këto reforma, ai tha se pritet të përfundojnë gjatë viteve 2023 dhe 2024. Aktualisht, Murati deklaroi se janë në proces të plotësim-ndryshimit të ligjit, që i mundëson këto reforma për të qenë sa më gjithëpërfshirëse. "Patjetër që po. Tash jemi në proces të plotësim-ndryshim të ligjit. Plani ka qenë më herët. Po po, edhe sivjet. Reformat e përgjithshme, ka gjëra të tjera, ndryshim të strukturës se si trajtohet Trusti Pensional”, tha ai sonte në ATV. Gjithashtu, Murati bëri të ditur se është pilotuar edhe projekti për ekipet mobile që do të fillojnë t’i vizitoj...
Ekspertët e ekonomisë: Vendi mund të varfërohet edhe më tepër

Ekspertët e ekonomisë: Vendi mund të varfërohet edhe më tepër

EKONOMI, KOSOVË, KURIOZITETE, Storiet Kryesore
Ekspertët e ekonomisë po vlerësojnë se vendi nuk është në rrugë të duhur sa i përket zhvillimit ekonomik. Ata i thanë Ekonomia Online se në vend ka rënie të investimeve kapitale, nuk ka fuqizim të sektorit privat, nuk ka investime të huaja dhe se rekomandimet e eksperteve nga Qeveria po merren si armiqësi. Ata po ashtu janë të shqetësuar se vendi mund të kalojë në një shtet social dhe mund të varfërohet edhe më tepër. Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërgjaliu, tha se në vend ka rënie të investimeve kapitale dhe për këtë cështje është i domosdoshëm reagimi i Qeverisë. Ai tha se rekomandimet e eksperteve po shndërrohen në armiqësi nga pushteti dhe se në vend është shndërruar një qasje anti-biznes. “Duhet që të kuptohet se sot si ekspert i ekonomisë, të t...
800 mijë euro investime për shkollën e Vaganicës

800 mijë euro investime për shkollën e Vaganicës

ARSIMI, EKONOMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza së bashku me nënkryetarin, Arian Tahiri sot kanë vizituar shfmu ‘Skenderbeu’ në Vaganicë. Ata vizituan shkollën për të parë nga afër investimet që po realizohen në objektin e shkollës, shkruan ‘Mitropol’. “Nga ky vit e tutje, temperaturat e ftohta gjatë dimrit nuk do të jenë arsye për mungesën e nxënësve në mësim”, shkroi Tahiri. Ai gjithashtu theksoi se vlera e investimeve që po kryhen në këtë shkollë është 800mijë euro. Postimi i plotë: Sot vizituam shkollën fillore “Skenderbeu” në Vaganicë, për të shikuar nga afër Investimet që janë duke u realizuar në infrastrukturën e këtij objekti. Infrastruktura e vjetëruar nëpër shkolla, është pengesë për kryerjen e aktivitete arsimore me nxënës. Nga ky vit e tutje, temperaturat e ...
Kosovë: Rreth 100 mijë të rinj të papunë, pa shkollë e pa trajnime

Kosovë: Rreth 100 mijë të rinj të papunë, pa shkollë e pa trajnime

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Rreth 100 mijë persona të moshës 15-24 vjeçare në Kosovë përveç faktit se janë të papunë, ata nuk janë në shkollë e as nuk ndjekin trajnime profesionale. Këto të dhëna dalin nga Agnencia e Statistikave të Kosovës për 3 mujorin e parë të vitit 2022. “Sipas metodologjisë, ASK publikon në baza të rregullta tremujore rezultatet e anketës së fuqisë punëtore dhe klasifikimi i popullsisë nga popullsia e përgjithshme konsiderohet të ajo që nuk hyn në kontingjentin e fuqisë punëtore ose njerëzit fuqi punëtore që janë prej moshës 0 deri në moshën 15-vjeç dhe mbi moshën 65-vjeçare. Kur shikohet kjo, personat joaktivë dhe ata që nuk kërkojnë punë konsiderohen në Kosovë që gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 ishte një shifër mbi 740 mijë persona, nga këta janë 98 mijë e 271 të rinj. Të gjitha...
‘Trepça’ mund t’i marrë mbi 25.3 milionë euro nese nxjerr në shitje tonelata plumb e zink

‘Trepça’ mund t’i marrë mbi 25.3 milionë euro nese nxjerr në shitje tonelata plumb e zink

EKONOMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Ndërmarrja “Trepça” Sh.A., pronare e së cilës është Qeveria e Kosovës me 80 për qind të aksioneve dhe me 20 për qind të tjera punëtorët e ndërmarrjes. Nëpërmjet platformës elektronike për prokurim publik në vend, “e-prokurimi”, ka nxjerrë në shitje sasi të plumbit dhe zinkut. Për shitjen e këtyre dy lloj koncentratesh, vlera e parashikuar për kontratë është 25,382,568.96 euro. Për dhënie të kontratës, në tender thuhet se përveç çmimit do të merren parasysh dhe faktorë të tjerë. ‘Trepça’ tregon për vendndodhjen e koncentratit të plumbit dhe zinkut për shitje. “Miniera e Stantergut me flotacion Koncentrat plumbi 6,657.51 ton, Koncentrat zinku 9,192.38 ton”- thuhet në ankand. Ndërsa sasia 1,250 tonë konecentrat plumbi dhe 2,000 tonë koncentrat zinku në Minierën e Artanës m...
Rriten çmimet e patundshmërive për 30% në Mitrovicë – Kjo është lagja më e shtrenjtë

Rriten çmimet e patundshmërive për 30% në Mitrovicë – Kjo është lagja më e shtrenjtë

EKONOMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Çmimet e patundshmërive, si shumë çmime të produkteve e shërbimeve tjera, është rritur dukshëm. Kjo duket të jetë si pasojë e inflacionit, rritjes së çmimit të materialeve ndërtimore. Sipas Burim Halilit, shitës i patundshmërive, ngritja është 25 deri në 30 për qind krahasuar me vitet e kaluara, mirëpo krahas çmimit, sipas tij, është rritur edhe cilësia. Ndërsa sipas qytetarëve mitrovicas lagjja më të shtrenjtë momentalisht në Mitrovicë është rruga “Ali Zeneli” deri tek Universiteti “Isa Boletini” “Sot jemi të vetëdijshëm të gjithë si qytetarë se jetojmë në një kohë inflacioni edhe ngritje kemi në përgjithësi në të gjitha gjërat diku 15 për qind deri në 20 për qind, e një ndër ato që ka ngritje ma shumë është edhe çmimi i patundshmërive. “Nëse e bëjmë një krahasim tash me ...
div.meta-author { display:none; }