News That Matters

EKONOMI

Haradinaj: Pagat dhe pensionet duhet të rriten 30 përqind, paga minimale duhet të jetë 370 euro

Haradinaj: Pagat dhe pensionet duhet të rriten 30 përqind, paga minimale duhet të jetë 370 euro

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
19/04/2022. 15:21 Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur për siç u shpreh ai disa shqetësime që ka ai dhe partia e tij. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin për disa situata të rrezikshme, të krijuara nga Qeveria e Kosoves dhe kryeministri Kurti.Së pari jemi të shqetësuar për vonesën e hyrjes në fuqi të strategjisë së sigurisë kombëtare e cila duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurisë e i cili kryesohet nga kryeministri”, tha ai. Tutje, ai tha se pagat dhe pensionet duhet të rriten 30 përqind, ndërkaq paga minimale duhet të jetë 370 euro neto. “Jemi të shqetësuar për vonesën e miratimit të ligjit të pagave me koeficiente të caktuara sipas rritjes së çmimeve, të gjitha pagat dhe pensionet duhet të rriten 30përqind, ndë...
Ndarja e 100 eurove nga shteti, sot pritet të hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat dhe studentët

Ndarja e 100 eurove nga shteti, sot pritet të hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat dhe studentët

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
19/04/2022. 15:15 Gjatë ditës së sotme pritet të lëshohet në përdorim linku për aplikim për 100 eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike për sektorin privat dhe studentët. Aplikimi për këtë masë do të bëhet përmes faqes zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Nga ATK-ja kanë konfirmuar se aplikimi do të hapet sot dhe janë duke punuar në këtë drejtim. “Sot, gjatë ditës pritet të lëshohet në përdorim linku për aplikim. Zyrtarët e ATK-së janë duke punuar në këtë drejtim, por se për detaje do t’iu njoftojmë gjatë ditës, sapo linku të jetë gati”, thuhet nga ATK. Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro. “Sot po prezant...
Edhe varrimi i të vdekurve pritet të shtrenjtohet për 20 euro më shumë

Edhe varrimi i të vdekurve pritet të shtrenjtohet për 20 euro më shumë

EKONOMI, LAJME
18/04/2022 22:44 Bashkësia Islame i ka kërkuar Komunës së Vushtrrisë që të bëhet ngritje e çmimit për kryerjen e shërbimeve të varrimit. Kjo, sipas tyre për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike dhe ngritjes së çmimeve në pothuajse çdo artikull. Në letrën që Bashkësia Islame në Vushtrri i ka dërguar Komunës së Vushtrrisë thuhet ndër të tjera se, "duke marrë parasysh rrethanat e reja, respektivisht gjendjen gjithnjë e më të rënduar ekonomike, për shkak të së cilës janë ngritur çmimet në pothuajse çdo artikull, kërkojmë nga Kuvendi Komunal që mundësisht ta rishikojë memorandumin dhe të bëjë një ngritje së paku edhe për 20 (njëzet) euro". Komuna e Vushtrrisë dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri kanë të lidhur një memorandum mirëkuptimi për kryerjen e shërbimeve të varrimit për be...
Qeveria njofton kur do të dalin në xhirollogari 100 eurot për punëtorët e sektorit publik

Qeveria njofton kur do të dalin në xhirollogari 100 eurot për punëtorët e sektorit publik

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
18/04/2022 - 18:42 Ka kaluar një javë që nga vendimi i Qeverisë së Kosovës, që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe ata publik. E nga Qeveria e Kosovës sot kanë njoftuar se të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit, nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë. Përpos kësaj, në një njoftim të bërë së fundi nga Qeveria e Kosovës u tha se javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik. “Të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit në Republikën e Kosovës nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë. Javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës soc...
Tërheqja e parave nga Trusti, deklarohet kryeministri Kurti

Tërheqja e parave nga Trusti, deklarohet kryeministri Kurti

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
18/04/2022 13:31 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaron se tërheqja e Trustit nuk është zgjidhje. Kështu ai u shpreh kundër tërheqjes së një pjesë të parave nga Trusti, duke thënë se kështu kanë vlerësuar edhe dy ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtarë. “Kemi thënë edhe shumë më herët edhe kur ishim në opozitë në vitin 2020, edhe në vitin 2021 kur ishim në qeveri edhe tani me Pakon e Ringjalljes Ekonomike ne e zbusim krizën, e cila për shkak se ka edhe faktorë më të mëdhenj sesa në vendin tonë nuk është e eleminueshme përnjëherë, mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjedhim problemin. E keni parë që edhe dy ekspertë të njohur të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin e tyre sesi një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, t...
Ndarja e 100 eurove, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane: Këto mjete mund të investoheshin në forma të tjera

Ndarja e 100 eurove, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane: Këto mjete mund të investoheshin në forma të tjera

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
16/04/2022. 12:29 Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka deklaruar se propozimi që paga minimale të rritet në 250 euro neto është vendim i drejtë i qeverisë dhe më i arsyeshëm përtej propozimeve tjera që kanë qenë nga 400 deri në 500 euro. Mirëpo, sa i përket masave të reja për mbështetjen e 800 mijë qytetarëve me nga 100 euro, Zeka vlerëson se do të ishte më mirë që këto mjete të investoheshin në forma të tjera e që do të kishin efekte multiplikative në ekonominë e vendit. Zeka në një intervistë për KosovaPress ka thënë se nuk mund të mohohet fakti që do të kenë ndikim në ekonomi këto mjete shtesë, derisa deklaron se duhet të pasur parasysh edhe problemet që dalin nga këto mjete prej 100 milionë eurosh, me rritjen e mëtejme të konsumit, rritjen e infla...
Mbahet në Prishtinë takimi i parë i investitorëve nga Forumi Keiretsu SEE i Rrjetit të Angel Investors

Mbahet në Prishtinë takimi i parë i investitorëve nga Forumi Keiretsu SEE i Rrjetit të Angel Investors

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
15/04/2022. 19:16 Forumi Keiretsu për Evropën Juglindore, rrjeti më i madh i investimeve dashamirëse të kapitalit privat në botë me bazë në Shtetet e Bashkuara, ka mbajtur Takimin e Parë të Forumit të Investitorëve të enjten e 14 prillit në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë. Ky forum me investitorët engjëj më aktivë dhe të suksesshëm, është mbajtur për herë të parë në Kosovë e rajon dhe do të shërbejë si gjenerator për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Gjithashtu, përmes këtij forumi Kosova do të ketë mundësi të shpërfaqë talentin që posedon duke marrë parasysh faktin që ka popullsi me moshë mesatare të re, si dhe do të ulet papunësia – veçanërisht te të rinjtë, të cilët idetë e tyre mund t’i zhvillojnë në biznese. Talentët e Kosovës do të kenë mundësinë që të prezantohen përpara akte...

Veteranët: Murati është mashtrues, nuk na i ndal dot 250 €

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
14/04/2022. 22:38 Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të dalin sërish në protestë. Kjo pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, tha të mërkurën se më 2017 është ndryshuar Ligji për Veteranët, që lidhte këtë kategori me rrogën minimale, rrjedhimisht paga e veteranëve nuk do të bëhet 250 euro, sa u miratua paga minimale në qeveri. Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL së UÇK-së, është i bindur që 33,500 veteranët do të marrin pensionin me rritje, pasi këtë ua mundëson ligji. Kështu po mendojnë edhe në Institutin Kosovar për Drejtësi, që thonë se deri në momentin që nuk bëhet kategorizimi i veteranëve të luftës, ligjërisht edhe veteranët do të jenë pjesë e ngritjes së pagës minimale. Sipas përfaqësuesve të OVL-së, kategorizimi i veteranëve nuk është ...
Pas energjisë, rritet edhe çmimi i ujit, çfarë u prezantua sot në Kuvend nga Enti Rregullator

Pas energjisë, rritet edhe çmimi i ujit, çfarë u prezantua sot në Kuvend nga Enti Rregullator

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
14/04/2022. 16:35 Enti Rregullator i Ujit prezantoi këtë të enjte në Kuvend raportin vjetor për vitin 2021, ku rritja e çmimit të ujit për qytetarët duket e pashmangshme. Faktorët që mund të çojnë në këtë rritje janë disa, por më kryesori është çmimi i energjisë elektrike. Sipas raportit të ERRE-s, vendimi i Qeverisë për të nxjerrë në treg të lirë mbi 7 mijë biznese prek pjesën më të madhe të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve. Kjo do të thotë se këto shoqëri, prej datës 1 janar 2022 paguajnë një kilovat energji elektrike me çmim deri në tre herë më të lartë se para kësaj date. “Në nëntor 2021 referuar një VKM bizneset të cilat furnizohen me energji elektrike nga burime 20KV, 10KV dhe 6 KV duke filluar nga 1 janari 2022 do të faturohen me tarifa të liberalizuara sipas tregut dhe jo ...
Tahiri: Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto

Tahiri: Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
13/04/2022. 15:56 Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovë për ngritjen e pagës minimale në 264 euro bruto. Tahiri thotë se paga minimale duhet të jetë 370 euro neto që nënkupton 400 euro bruto. Mandje, këtë vendim të Qeverisë, Tahiri e quan pazotësi për t’iu përgjigjur gjendjes së rëndë në vend. “Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto. Vendimi i sotëm është edhe një pazotësi e qeverisë me ju pergjigjë gjendjes së rendë në vend. Në fakt, vlerësimet e fundit tregojnë se 250 euro vetëm sa ka arritur paga në shumë veprimtari të sektorit privat”, ka shkruar Tahiri.
div.meta-author { display:none; }