News That Matters

EKONOMI

Qeveria tregon se kur do hapet aplikimi për shtesën prej 100 eurosh për studentët

Qeveria tregon se kur do hapet aplikimi për shtesën prej 100 eurosh për studentët

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
25/04/2022. 15:12 Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu bën të ditur se ditëve në vijim do të dalin me njoftim për procesin e aplikimit për shtesën e ndarë prej 100 eurosh për studentët. Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova. “Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesën prej 100 euro për studentë. Ditëve në vijim do të dalim me njoftim dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova”, ka thënë Kryeziu. Kujtojmë se ditë më parë është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat për 100 euro shtesë të ndara nga Qeveria e Kosovës.
Lazim Destani do t’iu japë nga 10,000 denarë familjeve sociale

Lazim Destani do t’iu japë nga 10,000 denarë familjeve sociale

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
24/04/2022 10:49 Biznesmeni i suksesshëm që udhëheq kompaninë Ecolog, Lazim Destani ka njoftuar se në prag të festës së Bajramit të Ramazanit, kjo kompani ka filluar shpërndarjen e kuponave në vlerë prej 10.000 denarësh për familjet sociale. Bëhet e ditur se numri i familjeve që do t’i pranojnë këto kupola, arrin në mijëra.“Gëzohem që biznesi ynë familjar na jep mundësinë ta vazhdojmë traditën e nisur dekada më parë duke u dalë në ndihmë familjeve sociale. Sipas programit të përgjithshëm korporativ nga sfera e përgjegjësisë shoqërore, kësaj here kur ndodhemi disa ditë para festës së Bajramit të Madh, radhën e ka përkujdesja ndaj familjeve në nevojë. Për realizimin e këtij aksioni është angazhuar një ekip pune i ngritur pranë zyrave të kompanisë Ecolog në Tetovë. Ky ekip ka bërë gati mijëra...
Këtë vit grantet për bujqësinë e blegtorinë do të jenë 26.2 milionë euro

Këtë vit grantet për bujqësinë e blegtorinë do të jenë 26.2 milionë euro

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
23\04\2022 16:55 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, ka prezantuar programin për zhvillimin rural për këtë vit, kryesisht grante dhe subvencione. Peci tha se për këtë vit janë paraparë të ndahen rreth 26.2 milionë euro grante në sektorin e bujqësisë e blegtorisë. “Programi ka për qëllim rritjen e konkurrencës së sektorit agro-ushqimor duke përmirësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë në fermë, përkrahjen e fermerëve të rinj, për të orientuar prodhimin sipas kërkesës së tregut, sigurimin e përgjigjes më të mirë ndaj kërkesës për ushqim më cilësor”, ka thënë Peci në konferencën për medie. Ai tha se 13 milionë euro,do të ndahen që fermerët të mund të përfitojnë investime në strukturën e fermave, përmirësimin e kushteve higjienike në fermat blegtorale, mo...
Kosova përfiton 51 milionë euro nga Banka Botërore

Kosova përfiton 51 milionë euro nga Banka Botërore

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
22/04/2022. 14:36 Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Anna Bjerde, në javën e takimeve pranverore në Washington kanë nënshkruar Marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financa Publike dhe Rritje të Qëndrueshme (DPF) në vlerë prej 51 milionë euro, duke mbështetur kështu prioritetet e Qeverisë për periudhën 2021-2025, që përfshijnë transparencën fiskale, mbështetjen e sektorit privat, si dhe tranzicionin energjetik. Në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar, ministri Murati u shpreh se reformat e mbështetura nga ky program riafirmojnë faktin se strategjia është e ngritur mbi themele të qëndrueshme fiskale dhe është në funksion të zhvillimit afatgjatë, duke konfirmuar edhe njëherë ...
Javën tjetër hapet aplikimi për subvencionimin e fermerëve me fond prej rreth 50 milionë euro

Javën tjetër hapet aplikimi për subvencionimin e fermerëve me fond prej rreth 50 milionë euro

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
21/04/2022. 13:30 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se të martën e 26 prillit do të hapet për aplikim Programi për Pagesa Direkte / Subvencione 2022. Siç ka bërë të ditur ai, ky program ofron mbështetje financiare prej 50 milionë eurove për fermerët. “…duke përfshirë; 5 milionë euro subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore; grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë”, ka shkruar Peci në llogarinë e tij në Facebook. Mes tjerash, ka përmendur disa nga punët e mira që sipas tij janë bërë në ministrinë që udhëheqë. “Kemi rritur përkrahjen për: 216% për grurin, 119% për misrin, 11...
Nga tash punëtorët e sektorit privat mund të aplikojnë për 100 euro në këtë link

Nga tash punëtorët e sektorit privat mund të aplikojnë për 100 euro në këtë link

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
21/04/2022 10:34 Është hapur ueb-faqja në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës, për të aplikuar punëtorët e sektorit privat për të përfituar nga 100 euro, në kuadër të pakos së fundi nga Qeveria e Kosovës. Në linkun e mëposhtëm është vegëza ku mund të aplikoni: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim?fbclid=IwAR1n8HDvZso8fBwhI-G0iSCivi5N7mwEujhufof5Cywds9Ezt547nxP9y8w Ndryshe ditë më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe atij publik. Përpos kësaj, Qeveria mori vendim që të dyfishoj ndihmën mujore për qytetarët me asistencë sociale.
Qeveria ka kohë deri në 16:00 për projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Qeveria ka kohë deri në 16:00 për projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
21/04/2022 08:55 Qeveria e Kosovës ka kohë që sot deri në ora 16:00 të japë një mendim rreth projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Në rast se kjo nuk ndodh projektligji do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu. “Sipas procedurës parlamentare për miratimin e ligjeve Qeveria ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për projektligjin, do të thotë deri sot në ora 16:00”. “Pas ditës së 30-të projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare dhe trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve në lexim të parë dhe të dytë. Respektivisht nga nesër projektligji vjen në Kuvend dhe iu shpërndahet deputetëve”. Në rast se ky projektligj, i ...
Bekim Haxhiu me super lajm për qytetarët: Mbi 60 deputetë do të votojnë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Bekim Haxhiu me super lajm për qytetarët: Mbi 60 deputetë do të votojnë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
20/04/2022. 17:58 Nesër është afati i fundit kur Qeveria e Kosovës duhet të kthej përgjigje apo qëndrim rreth Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës – Trusti Pensional. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka filluar inicimin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, përmes së cilave qytetarëve iu mundësohet tërheqja e mjeteve nga TRUST-i deri në 30 për qind. Nesër bëhen një muaj prej kur Haxhiu e ka dorëzuar në Qeveri këtë kërkesë dhe akoma ekzekutivi nuk i ka kthyer përgjigj apo qëndrim rreth këtij projektligji.“Pasi të kalon afati 30 ditor që Qeveria ka të drejtë me e dhanë mendimin e saj që do të duhej me e jep mendimin e saj, ajo i bi...
Shtetet e Ballkanit i kthehen përdorimit të qymyrit

Shtetet e Ballkanit i kthehen përdorimit të qymyrit

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
19/04/2022. 22:42 Vendet e Ballkanit po i kthehen qymyrit për të zbutur krizën e shkaktuar nga rritja e çmimit të energjisë. Kjo ka shtuar frikën mes ambientalistëve se vendet po tërhiqen nga angazhimet për të hequr gradualisht dorë nga karburantet me bazë fosile, që shkaktojnë ndotje dhe ndikojnë në ndryshimin e klimës. Maqedonia e Veriut, dikur udhëheqëse në tërheqjen e investitorëve të energjisë së rinovueshme, tha në fillim të këtij muaji se po planifikonte hapjen e dy minierave të reja të qymyrit për të furnizuar termocentralet e saj. Ministria e Energjisë tha gjithashtu se dëshiron të blejë 3 milionë tonë qymyr nga Kosova fqinje, megjithëse ende nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje. “Me fillimin e krizës energjetike, jo vetëm ne, por të gjitha vendet në Evropë kanë rritur me...

U pezullohet licenca katër kompanive të naftës

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
19/04/2022. 18:25 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë evidentuar katër kompani të derivateve të naftës që nuk kanë cilësi të duhur të saj, duke ua pezulluar dhe revokuar licenca. Në një konferencë për medie, ministrja Rozeta Hajdari dhe drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu thanë se kjo është bazuar në fakte të cilat janë mbledhur. “Ne si Ministri e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kemi revokuar dhe pezulluar lejet për katër subjekte për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final. Vlen të përmendet se njërit subjekt i kemi pezulluar lejen për importin e lëndëve të rënda, ndaj prej të njëjtit kemi filluar zhvillimin e procedurave për mashtrim për cilësinë e ka...
div.meta-author { display:none; }