News That Matters

EKONOMI

Kosovarët kanë 4.75 miliardë euro në banka

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
30/04/2022. 14:02 Qytetarët e vendit pavarësisht të prekur nga pandemia dhe ngritja e çmimeve në çdo sektorë, po tregohen edhe kursimtarë. Vlera e kursimeve të tyre, vetëm deri në muajin mars të këtij viti, arriti vlerë rekorde 4.75 miliardë euro. Kurse fitimi i madh i bankave komerciale në Kosovë ka arritur brenda vitit 2021 mbi 100 milionë euro. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se vetëm gjatë vitit 2021 janë lëshuar 1.8 miliardë euro kredi të reja, e që sipas tij, kjo tregon edhe për mbështetjen e ekonomisë së Kosovës nga sektori bankar. E në anën tjetër kryetari Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK) Skënder Krasniqi ka kritikuar drejtuesit e Bankës Qendrore të Kosovës se ky institucion financiar në dy vitet e fundit nuk ka mbështetur bizneset në pandemi e a...
Murati tregon se kur do t’u dalin 100 eurot e Qeverisë punëtorëve të sektorit privat

Murati tregon se kur do t’u dalin 100 eurot e Qeverisë punëtorëve të sektorit privat

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
29/04/2022 15:03 Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka mbajtur një konferencë për media ku ka treguar se kur do t’u dalin 100 eurot e Qeverisë punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve. Ai ka bërë me dije se procesi është ende i hapur dhe se janë duke u pritur aplikimet. Murati shtoi se javën tjetër do të bëhet një Komision Shqyrtues për të vlerësuar aplikimet e më pas do të fillojë ekzekutimi i pagesave. “Procesi është ende i hapur dhe po presim aplikimet. Prej javës së ardhshme e tutje do të formohet Komisioni Shqyrtues ku do të trajtojë aplikimet dhe pastaj do të mund të fillojë pagesa për këtë kategori”, bëri të ditur Murati. Ndërkaq për studentët, Murati bëri të ditur se platforma e aplikimit është drejt finalizimit dhe së shpejti do të hapet....
4 mijë euro paga në Evropë: 80 mjekë kanë kërkuar punë në shtetet e BE-së, paralajmërohet se Kosova do mbetet pa mjekë pas 5 vjetëve

4 mijë euro paga në Evropë: 80 mjekë kanë kërkuar punë në shtetet e BE-së, paralajmërohet se Kosova do mbetet pa mjekë pas 5 vjetëve

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
28/04/2022 18:18 Nga Oda e Mjekëve të Kosovës kanë konfirmuar se statistikat e fundit tregojnë që dhjetëra mjekë kanë kërkuar punësim për në shtetet e Bashkimit Evropian. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë se vetëm në vitin e kaluar kanë qenë mbi 150 mjekë që kanë lëshuar Kosovën. “Bazuar në të dhënat statistikore të orës së fundit, 80 mjekë kanë kërkuar dokumentin e nevojshëm për punësim në shtetet e BE-së kurse vitin e kaluar janë larguar 159 prej tyre“, është shprehur Sejdiu. Ndërkaq Sejdiu tutje thotë se edhe mjekët specialistë po e lëshojnë punën në Kosovë. Ai thekson se për këtë kategori nuk ka të dhëna nëse janë migrues të specializimeve prej sektorit publik në atë privat. “Sa i përket mjekeve specialist, vitin e kaluar janë larguar 13 mjek specialis...

Diskutohet për programin e përkrahjes financiare nga Bashkimi Evropian

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
28\04\2022 15:15 Sot u mbajt takimi kryesor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe delegacionit të nivelit të lartë nga Komisioni Evropian, në kuadër të misionit për programimin e IPA 2023 dhe hapat e parë rreth investimeve nga WBIF. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në takim u prezantuan projektet e përgatitura nga ana e institucioneve vendore, të cilat do të financohen përmes IPA 2023. “Këto projekte do të përfshihen në IPA 2023 dhe do t’i përkasin fushave dhe sektorëve të ndryshëm si sundimi i ligjit, punësimi, administrata publike, digjitalizimi i qeverisjes, mbrojtja e mjedisit përmes ndërtimit të deponisë për mbetjet e rrezikshme dhe projektit NATURA 2000, investimet në infrastrukturë për rrjetin e transmisionit elektrik dhe energjinë e ripërtëritshme, arsimi me theks...
BSPK vendos që më 12 maj të mbajë grevë në gjithë sektorin publik, më 20 maj protestë

BSPK vendos që më 12 maj të mbajë grevë në gjithë sektorin publik, më 20 maj protestë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
28\04\2022 15:01 Bashkimi i Sindikatave të Pavarura (BSPK) njofton ka vendosur që më datën 12 maj të mbahet grevë një orëshe për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, në shenjë pakënaqësie për mospërfilljen e kërkesës për 100 euro shtesë çdo muaj deri në miratimin e Ligjit për Pagat. Pas takimit me sindikatat, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka njoftuar se më datën 20 maj do të mbahet protestë. “BSPK ka vendosur që krahas që është hapur një tunel i dialogut social me institucionet tona, më datën 12 maj, kemi vendosur që të fillojmë me një grevë një orëshe për gjithë të punësuarit e Kosovës dhe protestë më datën 20 maj”, ka thënë Hykolli. Në anën tjetër, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka njoftuar se pas grevës e protestës, nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, do të mba...
Sot përfituesit e skemave sociale do të marrin dyfishin e vlerës

Sot përfituesit e skemave sociale do të marrin dyfishin e vlerës

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
27/04/2022 Sot pritet të dalin mjetët shtesë për përfituesit e skemave sociale në Kosovë. Lajmin për daljen e këtyre mjeteve e ka dhënë vetë ministri, Hekruan Murati, shkruan Jepi zë. Përmes një postimi ai ka treguar se 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës. Postimi i plotë: Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve. Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur. Çdoherë në mbështetje të qytetarëve!
Murati: Tërheqja e mjeteve të TRUST-it shkakton precedent të rrezikshëm

Murati: Tërheqja e mjeteve të TRUST-it shkakton precedent të rrezikshëm

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
26/04/2022 18:08 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka filluar mbledhjen në të cilën në rend dite është shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se është paraparë të ketë rishikim të buxhetit për vitin 2022, për shkak të rrethanave të cilat janë tani. “Kemi një rishikim që është bërë vetëm në Ministrinë e Financave, pra nuk prek asnjë organizatë tjetër buxhetore, pra bëhet vetëm në një program tek subvencionet dhe transferet. Pra ky është një rishikim i jashtëzakonshëm, andaj si të tillë kemi vlerësuar se tani për tani nuk mund të japim indikator makroekonomik, një pasqyrë do të kemi kur ta kemi në mes të viti, do të kemi më shumë të ...
‘Tetë persona kanë dijeni se çfarë ka ndodhur me prodhimin e rrymës dhe shpenzimin e 100 milionë eurove’

‘Tetë persona kanë dijeni se çfarë ka ndodhur me prodhimin e rrymës dhe shpenzimin e 100 milionë eurove’

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
26/04/2022. 15:07 Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se janë 8 sinjalizues nëpër institucione të Kosovës të cilët ua kanë ofruar të dhënat për tre muajt e fundit se si ka ndodhur subvencionimi i rrymës prej 100 milionë euro dhe sa ka prodhuar, eksportuar dhe importuar rrymë Kosova gjatë krizës së tre muajve të kaluar. Ai ka thënë se nëse formohet Komisioni Hetimor ata do t’i ftojnë këta 8 persona që sipas tij kanë dijeni për të gjitha zhvillimet me rrymës. “Ne kemi dyshime konkrete, ajo çka është e rëndësishme është se janë një numër i vogël i njerëzve, që nuk e kalojnë besoj shifrën 8, të cilët në këto institucione i dinë zhvillimet krejt për këto çështje. Ne sot nuk kemi mandat për t’i pyetur ata njerëz për të gjitha këto dhe pikërisht është e nevojshme f...

Twitter njofton se kompania do t’i shitet Elon Musk-ut për 44 miliardë dollarë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
25/04/2022. 21:29 Twitter ka rënë dakord t’i shesë veten Elon Musk-ut, në një marrëveshje me vlerë rreth 44 miliardë dollarë. Kështu është bërë e ditur nga vet kompania këtë të hënë. Marrëveshja mbyll një cikël lajmesh të stuhishme, në të cilën shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX u bë një nga aksionerët më të mëdhenj të Twitterit. Marrëveshja vjen pasi Musk zbuloi javën e kaluar se kishte financuar 46.5 miliardë dollarë për të blerë kompaninë. Bordi i Twitter u mblodh të dielën për të vlerësuar ofertën e Musk. Ndërsa Musk tha në Twitter të hënën “shpresoj që edhe kritikët e mi më të këqij të mbeten në Twitter, sepse kjo është ajo që do të thotë liria e fjalës”.
Bie çmimi i naftës në tregjet botërore

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
25/04/2022. 17:57 Në tregjet botërore, çmimet e naftës ranë gati 5 për qind javën e kaluar pasi tregtarët kanë frikë nga dobësimi i kërkesës për shkak të një ngadalësimi të rritjes ekonomike globale dhe rritjes së normave të interesit të Fed të SHBA-së për të frenuar inflacionin e lartë. Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës ra me 4.5 për qind javën e kaluar në 106.65 dollarë, ndërsa në tregun amerikan një fuçi ra me 4.6 për qind në 102.07 dollarë. Rënia e çmimeve vjen si pasojë e shqetësimeve për kërkesën, duke pasur parasysh ngadalësimin e rritjes ekonomike botërore. Javën e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar uli vlerësimin e tij për rritjen ekonomike botërore këtë vit nga 4.4 në 3.6 për qind e mëparshme, duke paralajmëruar se rimëkëmbja nga kriza e koronës kërcënohet nga lufta në U...
div.meta-author { display:none; }