News That Matters

EKONOMI

100 eurot e Qeverisë, hapet aplikimi për studentët

100 eurot e Qeverisë, hapet aplikimi për studentët

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
07/05/2022 10:37 Është hapur formulari i aplikimit për shtesat prej 100 eurosh për studentët. Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Këshilli Studentor i UP-së. Si të shpëtojmë nga diabeti u zbulua në Mgid Mgid Komunikata e plotë: HAPET FORMULARI I APLIKIMIT PËR SUBVENCIONIM TË STUDENTËVE ME 100 EURO Të nderuar studentë, Ju informojmë se është hapur formulari i aplikimit në e-kosova për subvencionim të studentëve me nga 100 € në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/32
Për vetëm tre muaj, Kosova importoi mbi 62 milionë euro mallra nga Serbia

Për vetëm tre muaj, Kosova importoi mbi 62 milionë euro mallra nga Serbia

EKONOMI, LAJME
06/05/2022 20:33 Republika e Kosovës vazhdon të varet ende nga importi i madh prej vendeve të huaja. Republika e Kosovës vazhdon të varet ende nga importi i madh prej vendeve të huaja. Këtë e dëshmon edhe vlera vjetore e importit, duke marrë parasysh se vetëm gjatë vitit 2021, Kosova ka importuar mbi 3 miliardë euro mallra, shkruan lajmi.net. Në anën tjetër, vetëm në katër muajt e parë të vitit 2022, Kosova ka importuar mbi 900 milionë euro mallra nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe ato të rajonit. Vendin e parë sa i përket importit gjatë vitit 2021 dhe 2022 e mbajnë “lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e destilimit të tyre, substancat bituminoze dhe dyllet minerale”. Gjatë vitit 2021, Kosova ka importuar më së shumti mallra nga Gjermania, në vlerë prej r...

Cili është vendi më i shtrenjtë për të jetuar në Ballkan, ku radhitet Kosova?

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
06/05/2022 18:32 Vendi më i shtrenjtë në Ballkan është Kroacia që në listën prej 139 vendeve renditet në vendin e 59-të. Kosova radhitet në vendin e 134-të si vendi më i lirë në Ballkan. Sipas një infografike të publikuar nga Radio Evropa e Lirë në edicionin serb, Kroacia ka çmimet më të larta në Ballkan ndërkaq në Kosovë më të ulëtat në rajon. Pas Kroacisë, vjen Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe e fundit në listë është Kosova si vendi më i lirë. Në nivel botëror, Bermudet dhe Zvicra janë vendet më të shtrenjta për jetë ndërsa Pakistani dhe Afganistani më të lirat.
OKB jep një lajm të mirë sa i përket çmimeve të ushqimeve

OKB jep një lajm të mirë sa i përket çmimeve të ushqimeve

EKONOMI, LAJME
06/05/2022 10:32 Çmimet botërore të ushqimit kanë shënuar rënie të lehtë gjatë prillit pasi në mars shënuan nivele rekorde, tha të premten agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara. Në indeksin e çmimeve të ushqimit të Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë, që ndjek të gjitha trendet globale të çmimeve ushqimore, niveli i çmimeve në prill arriti në 158.5 pikë, krahasuar me 159.7 pikë sa ishte në mars. “Kjo rënie e vogël në indeks është një lehtësim i mirëpritur, veçmas për shtetet me të ardhura të ulëta e që kanë deficit ushqimor. Por, çmimet e ushqimit vazhdojnë të jenë afër shifrave rekorde të regjistruara së fundmi dhe kjo reflekton shtrëngimin e vazhdueshëm të tregut dhe paraqet sfidë për sigurinë globale të ushqimit për kategoritë më të ndjeshme”, tha Maximo Teroro Cullen nga kjo ...
Themelohet komisioni hetimor i rrymës sipas opozitës

Themelohet komisioni hetimor i rrymës sipas opozitës

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
05/05/2022 14:22 Tashmë është themeluar Komisioni Hetimor të cilin opozita e ka kërkuar gjatë seancës së sotme. Kështu kanë bërë të ditur burime të lajmi.net, duke thënë se kjo tashmë është çështje e kryer. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e cila po mbahet pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Kosovës. Opozita gjatë seancës së sotme ka kërkuar me ngulm formimin e këtij komisioni, teksa kanë protestuar me fishkëllima e zhurmë në tavolina.
Nesër në Kuvend do të diskutohet për pagën minimale

Nesër në Kuvend do të diskutohet për pagën minimale

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
04/05/2022 16:45 Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se nesër, 5 maj, do të mbahet seanca plenare duke filluar nga ora 10:00. Në komunikatë tregohen pikat e rendit të ditës të cilat do të diskutohen gjatë kësaj seance, ku njëra prej tyre më saktë pika 5, do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit që përcakton procedurat e pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Komunikata e plotë: 1.Deklarimet jashtë rendit të ditës, 2. Pyetjet parlamentare, 3. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, 4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të p...
Qeveria ia humb buxhetit afro 1.8 milionë euro në arbitrazh

Qeveria ia humb buxhetit afro 1.8 milionë euro në arbitrazh

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
03/05/2022. 16:51 Drejtimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, iu besua ish-drejtuesit të Komitetit për Industri në Lëvizjen Vetëvendosje, Nazmi Mikulovci. Dy muaj pasi që Kryeministri Albin Kurti me vartësit e tij e vizitoi Mikullovcin në zyrën e tij të re, e ku do ta lavdëronte për sukseset, AKP-ja humbi arbitrazhin në rastin e “Sharr Cemit” dhe pagoi afro 1.8 milionë euro. Plus që shpenzoi në këtë rast që e humbi afro 700 mijë euro të tjera në një firmë tjetër private për shërbime ligjor I rrethuar nga dy vartësit e tij, Ministja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e Hekuran Murati, Ministër i Financave, Kryeministri Albin Kurti në janar të këtij viti vizitoi Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Lajmin në publik e nxorën që aty u fol për sukseset e Bordit të ri të AKP-së. Këtë bord ta...
Kurti: Me rritje të pensioneve e asistencë sociale e kemi lehtësuar lëvizjen e çmimeve

Kurti: Me rritje të pensioneve e asistencë sociale e kemi lehtësuar lëvizjen e çmimeve

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
01/05/2022. 18:26 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po vazhdojnë t’i ndajnë shtesat për nënat lehona e fëmijët. Ai tha se janë duke lëvizur në vazhdimësi për të përfshirë më shumë gjenerata përfituese të shumës që aktualisht është 10 euro. I pari i qeverisë, më tej përmendi edhe rritjen e pensioneve dhe pagesat për familjet që jetojnë me asistencë sociale, e që sipas tij, janë kujdesur që lëvizjen e çmimeve të kalojnë më lehtë. “Arsimin publik e kemi bërë falas duke ndarë shtesa për studentët. Kemi ulur për 40% tarifat e përmbaruesve privat. Kemi fuqizuar gratë dhe vajzat duke synuar përfshirje sa më të barabartë të tyre nëpër institucione dhe duke ju ndarë bursa për shkollim”, ka shkruar Kurti. Ai, më tej tha se është miratuar strategjia kombëtare për mbrojtjen e gra...
Krasniqi uron 1 Majin, kritikon Qeverinë për injorim të punëtorëve karshi krizës financiare

Krasniqi uron 1 Majin, kritikon Qeverinë për injorim të punëtorëve karshi krizës financiare

EKONOMI, LAJME
01/05/2022 13:00 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës, duke thënë se të gjithë punëtorët e Kosovës pa dallim sot meritojnë urimet më të mira. Ndërkohë, lideri i PDK-së tha se ky 1 Maj i ka gjetur punëtorët e sektorit privat dhe ata të sektorit publik në një krizë me shumë sfida, dhe sipas tij, ende pa ndonjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës. “Mos miratimi i Ligjit të Pagave dhe rritja jodinjitoze e pagës minimale për të përballuar shtrenjtimet e mëdha të çmimeve, është tregues i qartë se qeveria aktuale nuk ka vizion zhvillimor për vendin”, ka shkruar Krasnqi. “Pandemia dhe rritja e çmimeve të të gjitha produkteve, sot e kanë bërë më të vështirë jetën e familjeve kosovare. Prandaj, miratimi i ligjeve bazike për punëtorët dhe të drejtat e tyr...
Murati për tërheqjen e 10% të Trustit vitin e kaluar: Ka qenë politikë e pandërgjegjshme

Murati për tërheqjen e 10% të Trustit vitin e kaluar: Ka qenë politikë e pandërgjegjshme

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
30/04/2022. 16:44 Ministri i Financave, Hekuran Murati, doli në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ku u morën disa vendime, duke thënë se synimi i kësaj qeverie është që të ketë rritje të mbështetjes për qytetarët. Murati tha se në tremujorin e parë të këtij viti të hyrat kanë qenë 20 përqind më të larta sesa në vitin paraprak, ndërsa i pyetur për kërkesën e tërheqjes së 30 përqind të mjeteve nga Trusti, Murati tha se ndikimi do të ishte negativ në ekonomi. “Efekti i tërheqjes së parë do të vërehet në financat publike, sepse na kanë lënë një gropë prej 110 milionë euro për ta paguar rimbursimin. Tani në vend se të bëjmë politika fiskale me paret që i mbledhim në buxhet, të bëjmë politika të reja për t’i mbështetur qytetarët apo të rrisim pensionet, apo ti rrisim mbështetj...
div.meta-author { display:none; }