News That Matters

EKONOMI

Tërheqja e mjeteve Trusti, javën e ardhshme Kuvendi shqyrton ligjin

Tërheqja e mjeteve Trusti, javën e ardhshme Kuvendi shqyrton ligjin

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
23/05/2022. 14:44 Abelard Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është shprehur se në javën e ardhshme do të shqyrtohet Ligji për Trustin. Ai ka thënë se ka pasur vonesa nga Komisioni për Ekonomi, Financa dhe Transfere në trajtimin e kësaj çështje. “Ju e dini që grupi parlamentar i PDK-së kemi marrë një iniciativë për ta risjellë Ligjin e Trustit në Kuvendin e Kosovës për t’iu mundësuar qytetarëve tërheqjen e një pjese të këtyre kursimeve për shkak të krizës ekonomike në të cilën po jetojmë. Ka pasur vonesa në trajtim nga Komisioni i për Ekonomi, Financa dhe Transfere dhe ende nuk është trajtuar”, ka thënë Tahiri. Më tutje, ai është shprehur se i kanë dhënë kohë komisionit edhe javën e ardhshme që ta bëjë një gjë të tillë. “Ashtu siç jemi inform...
100 eurot për punëtorët privatë dhe studentët, flet ministri Murati

100 eurot për punëtorët privatë dhe studentët, flet ministri Murati

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
23/05/2022. 14:41 Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë një konference për media është deklaruar për shtesën prej 100 eurove. Ai është pyetur për shtesat prej 100 euro, që pritet t’iu ndahen punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve. Murati ka thënë se komisioni është formuar, kurse afati për aplikim ka përfunduar javën e kaluar. Megjithatë, ai ka shtuar se komisioni shumë shpejt do ta kryejë punën e tij. “Komisioni është formuar. Afati i aplikimit ka qenë deri në javën e kaluar. Ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pas filluar me i trajtuar një nga një. Është dashur të pritet të kryhet afati, që komisioni me filluar punën. Po besoj që shumë shpejt do ta kryejë punën”, ka thënë ai.
Ministri Murati: Qytetarët obligohen të deklarojnë të ardhurat personale në ATK

Ministri Murati: Qytetarët obligohen të deklarojnë të ardhurat personale në ATK

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
23/05/2022. 14:35 Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) nga ky vit ka nis një aktivitet të ri për mbledhjen e tatimeve për buxhetin e shtetit. Edhe qytetarët sikur bizneset, deri më 31 maj do të jenë të detyruar të bëjnë deklaratën tatimore mbi të ardhurat personale në ATK. Për këtë çështje doli sot në konferencë për media Hekuran Murati, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve. Sipas Muratit, nga ky vit ATK-ja do të obligojë edhe qytetarët të cilët realizojnë të ardhura individuale nga aktivitetet e ndryshme, t’i deklarojnë të ardhurat përmes plotësimit të një formulari. Në të kundërtën, ndëshkimet për mosdeklarim janë të njëjta edhe për individin sikur për bizneset. Sipas Ligjit, nëse një qytetar realizon fitim 10 mijë euro në vit, do të paguajë tatim rreth 1 mijë euro. Po asht...
ZRrE-ja raporton në Komision për Ekonomi

ZRrE-ja raporton në Komision për Ekonomi

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
23/05/2022. 12:09 Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti pas situatës së krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike. Kryesuesi i kësaj mbledhje, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, kërkoi që mediat të cilat ishin të pranishme të lëshojnë sallën. Ai bashkë me kolegen nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, thanë se pas kësaj mbledhje do të jenë të qasshëm për çdo pyetje nga ana e gazetarëve. “Jemi të lirë pas mbledhjes për çdo prononcim. Aktualisht duhet të na falni”, u shpreh Shala.Fillimisht, anëtarët e këtij Komisioni, kanë proceduar për në Kuvend projektligjin për markën tregtare dhe të drejtat që rrjedhin nga marka tregtare. Kryetari i Komisionit, Ferat...

Opozita: Kosova ka hyrë në krizë të thellë ekonomike

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
22/05/2022. 11:24 Situata e përgjithshme në Evropën e ndikuar nga lufta në Ukrainë ka bërë që të ketë probleme edhe në zinxhirin e furnizimit dhe prodhimit të produkteve ushqimore. Madje shumë shtete kanë ngritur alarmin për mungesë të produkteve bazike e ngritje të çmimeve, raporton Ekonomia Online. Për shkak të kësaj deputetët të opozitës po thonë se Kosova ka hyrë në krizë të thellë ekonomike dhe kjo po bëhet e papërballueshme për qytetarët e vendit. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se nuk ka anjë përparim në sektorin ekonomik, energjetik dhe as atë politik. Tutje, ai foli edhe për relacionet Kosovë-Shqipëri, duke shtuar se pas kaq vitesh ka ftohje ndërmjet dy vendeve. “Lufta në Ukrainë definitivisht do ...
Abdixhiku, qeverisë: Kthejani paratë qytetarëve dhe shkarkojeni bordin e ZRrE-së

Abdixhiku, qeverisë: Kthejani paratë qytetarëve dhe shkarkojeni bordin e ZRrE-së

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
21/05/2022. 14:09 Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar nga shkurti e deri më sot, qeveria e paaftë e Kosovës i ka detyruar qytetarët që të paguajnë kundërligjshëm rrymën me rritje deri në 100%. “Tarifat u detyruan t’i kthejnë. Tani duhet kthyer edhe paratë e plaçkitura kundërligjshëm për disa muaj rresht. Janë para tuaja; u janë marrë pa të drejtë. Dhe jo vetëm kaq. Bordi i Qeverisë e ZRRE-së, i njëjti që për muaj rresht e në mes të dimrit, ngarkoi familjet kosovare me çmime astronomike në energji – duhet të shkarkohet menjëherë. Ata s’kanë më asnjë kredibilitet”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e vet në “Facebook”. Ai ka thënë se nga e hëna, LDK-ja do të nisë të gjitha procedurat e nevojshme parlamentare në këtë drejtim. “Kuvendi i Kosovës ka për detyrim sanksionimin e ...

ZRRE-ja pezullon vendimin për faturat e shtrenjta të rrymës

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
20/05/2022. 22:05 Zyra e Rregullatorit për Energji e ka anuluar vendimin për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur të premten mbrëma. Kështu është bërë e ditur nga vetë ZRRE-ja me anë të një komunikate për media, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e pa si të jashtëligjshme. “ZRRE më datë 18 maj 2022, ka pranuar nga Gjykata e Apelit Aktvendimin AA.nr. 364/2022 me të cilin, Gjykata ka refuzuar ankesën e ZRRE-së dhe ka vërtetuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike, të aprovuar nga ZRRE, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me padinë e paditëses”, u bë e ditur në komunikatë. “Si pasojë e gjendjes së krijuar, Bord...
100 euro nga shteti për punëtorët e sektorit privat, javën e ardhshme pritet të bëhet ekzekutimi i mjeteve

100 euro nga shteti për punëtorët e sektorit privat, javën e ardhshme pritet të bëhet ekzekutimi i mjeteve

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
20\05\2022 12:00 Ministria e Financave ka bërë të ditur se mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 euro, ndërsa njofton se gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i aplikimeve dhe ekzekutimi i mjeteve. Në njoftim po ashtu njoftohet qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 euro. Gjithashtu, vlen të theksohet se MFPT tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës ...
Krasniqi: Qytetarët e Kosovës do ta paguajnë çmimin e energjisë pa rritje

Krasniqi: Qytetarët e Kosovës do ta paguajnë çmimin e energjisë pa rritje

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
19/05/2022. 13:43 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit për vërtetimin e vendimit të Gjykatës Themelore lidhur me bllokimin e tarifave të shtrenjtuara të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Krasniqi në një konferencë për media tha se falë kësaj fitoreje ligjore të PDK-së, tash e tutje, rreth 450 mijë familje kosovare do të paguajnë energjinë elektrike pa ngritje të çmimit. Ai i falënderoi qytetarët për besimin në kauzën e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se përmes vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit dhe falë punës dhe angazhimit të ekipit të PDK-së, saga për tarifat e shtrenjtuara të energjisë ka marrë fund. “Sot, jam shumë i lumtur që ky vendim i padrejtë dhe i paarsyeshëm i Qeveri...
SPSPK-ja, ministrit Murati: Pse po vonohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

SPSPK-ja, ministrit Murati: Pse po vonohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
17/05/2022. 14:28 Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) ka kërkuar edhe njëherë nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, që të del dhe t’i njoftojë punëtorët e sektorit privat se kur do të marrin bonusin nga 100 euro sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 12 prill. “Me vonesën e këtyre bonusave dhe mosshpjegimin (arsyen) e vonesës së tyre na bën për të dyshuar se diçka nuk është në rregull, nëse jo ndaj sindikatës, ju keni detyrim t’i njoftoni këta punëtorë pse po vonohen këto mjete?!”, është bërë me dije në reagimin e SPSPK-së.
div.meta-author { display:none; }