News That Matters

EKONOMI

ZRrE në takim me Ambasadën Amerikane, diskutohet pezullimi i tarifave të energjisë

ZRrE në takim me Ambasadën Amerikane, diskutohet pezullimi i tarifave të energjisë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
26/05/2022. 22:43 Zyra e Rregullatorit për Energji sot ka mbajtur një takim me përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovës. Në takim është folur për situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit pas pezullimit të ekzekutimit të vendimit të ZrRE për tarifat e reja të energjisë. Zyra e Rregullatorit për Energji e ka njoftuar Ambasadën Amerikane me paqartësitë e implementimit të vendimit dhe situatën e rëndë në sektorin e energjisë, njofton ZRrE. “ZRrE sot ka mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë, të cilët, për së afërmi u njoftuan rreth zhvillimeve të fundit në sektorin e energjisë, dhe në veçanti, u diskutua rreth situatës së krijuar si pasojë e procesit gjyqësor, në të cilin proces, me një vendim për masë të përkohshme, është pezu...
Ekzekutohen 100 eurot nga qeveria për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot nga qeveria për punëtorët e sektorit privat

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
26/05/2022. 14:07 Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se janë kryer pagesat e shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat. “Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sapo është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat (atyre që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit. Praj gjithsej 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro”. “Janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si punëtorë për së paku tri periudha tatimore (mars, prill, maj) nga punëdhënësi. Qeveria është në anën e qytetarëve!”,ka shkruar Murati në rrjetin soci...
Punëtorët e sektorit privat gjatë kësaj jave do t’i marrin 100 eurot e ndara nga Qeveria

Punëtorët e sektorit privat gjatë kësaj jave do t’i marrin 100 eurot e ndara nga Qeveria

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
25/05/2022. 19:56 Në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria ka ndarë edhe 35 milionë euro buxhet, të cilat do të mundësojnë pagesën e mbështetjes së njëhershme për të punësuarit e sektorit privat dhe për studentët. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se komisioni deri më tani ka validuar shumicën e përfituesve që plotësojnë kriteret. Ai tha se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat pritet të bëhet këtë javë. “Tani kanë mbetur të përfundohen vetëm procedurat e nevojshme për ekzekutimin e pagesave, dhe përfituesit që janë validuar do t’i pranojnë paratë në llogaritë e tyre këtë javë”, u shpreh Murati. Ndërkaq, 800 mijë qytetarë të Kosovës do të përfitojnë nga këto shtesa të ndara nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. Murati theksoi se për studentët aplikim...
Qeveria ndan edhe 35 milionë euro për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike

Qeveria ndan edhe 35 milionë euro për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
25/05/2022. 17:17 Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar tri vendime. Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e sotme, me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është emëruar kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Kosovë, thuhet në komunikatë. Sipas vendimit, Hekuran Nikçi është emëruar në këtë pozitë për një mandat katërvjeçar. Kryeinspektori i emëruar, sipas këtij vendimi, do të kryejë detyrat dhe funksionet e përcaktuara me Ligjin për Inspektoratin e Punës. Derisa, siç thuhet në komunikatë, qeveria i ka ndarë edhe 35 milionë euro për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për zb...
Duda Balje abstenon për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Duda Balje abstenon për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
25/05/2022. 13:01 Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa nga Grupi Parlamentar 6+, Duda Balje ka abstenuar në shqyrtimin e Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale. Balje, në mbledhjen e Komisionit Parlamentar që po mbahet sot, ka thënë se Grupi Parlamentar 6+ nuk ka ende qëndrim rreth iniciativës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. “Unë nuk e kam mendimin e grupit parlamentar dhe për këtë arsye unë do të abstenoj në mbledhjen e sotme”, ka thënë Balje. Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë përkrahur iniciativën për tërheqjen e një pjese të mjeteve të kursyera në Fondet Pensionale nga qytetarët.
Nuk kalon propozimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Nuk kalon propozimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
25/05/2022. 12:55 Komisioni për Buxhet dhe Transfere s’ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit shqyrtimi i ligjit që mundëson tërheqjen prej 30 për qind nga Fondi i Kursimeve Pensionale. Deputetët opozitarë të këtij komisioni ishin pro, ndërsa votat e pushtetit ishin kundër, teksa nga minoritetet, Verica Ceraniq e Listës Serbe ishte pro, ndërsa Duda Balje abstenoi. Pesë deputetë votuan pro, pesë kundër dhe një abstenoi. Në Kuvend, projektligji do të shqyrtohet pa aprovim të Komisionit apo Qeverisë. Kujtojmë se Projektligjin për Trustin e kanë hartuar nga deputetët e PDK-së.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat reagon për 100 eurot: Zhgënjim dhe papërgjegjësi

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat reagon për 100 eurot: Zhgënjim dhe papërgjegjësi

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
24/05/2022. 15:08 “Edhe pas 42 ditësh nga vendimi i Qeverisë së Kosovës, Ministria e Financave nuk e bëri ekzekutimin nga 100 euro për secilin punëtor të sektorit privat të Kosovës. Vendimi u mor më 12 prill 2022 dhe po këtë ditë u tha se aplikimi do të vazhdojë deri më 20 maj. Ne menduam se të gjithë ata me aplikacione të mbushura në rregull, parat për ta do të procedohen se paku pas një jave. Nga 12 prilli deri më 28 prill nuk u punua asgjë për përcjelljen e mjeteve”, është thënë në reagimin e kryetarit të Sindikatës të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Ai ka theksuar se në pyetjet e sindikatës se çfarë po ndodhë me këto mjete, Ministria e Financave ka theksuar se më 28 prill u formua komisioni për verifikimin e aplikacioneve dhe shumë shpejt do të procedohen mjetet. “Pas presionit sind...
Për vetëm dy ditë ATK-ja mblodhi afro 1 milion euro borxhe

Për vetëm dy ditë ATK-ja mblodhi afro 1 milion euro borxhe

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
23/05/2022. 12:15 Trajtimi i borxheve ndaj tatimpaguesve, të cilët nuk iu kanë përgjigjur kërkesave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për pagesën e obligimeve tatimore, ka vazhduar me procedura të masave së sforcuara. Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme më 20 dhe 23 maj 2022 ka zhvilluar aksion tek 14 subjekte biznesore, tek të cila janë ndërmarrë masat e konfiskimit. Aksioni në fjalë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat është arritur që të mbledhin afro 1 milion euro borxhe (939, 290 euro). Po ashtu, nga masat e ndërmarra përveç borxhit të inkasuar është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve – pagesa e borxheve me këste. Ky aktivitet në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së palu...
Kurti edhe sot në Zvicër për Forumin Ekonomik Botëror

Kurti edhe sot në Zvicër për Forumin Ekonomik Botëror

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
24/05/2022. 10:54 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos. Aty do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë si dhe do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”. Gjatë qëndrimit në Zvicër, Kurti gjithashtu do të zhvillojë takime me mërgatën.
Ministria e Financave tregon kur do të bëhet ekzekutimi i parave për këto kategori

Ministria e Financave tregon kur do të bëhet ekzekutimi i parave për këto kategori

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
23/05/2022. 16:33 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka publikuar një njoftim të rëndësishëm sa i përket administrimit të pagesave për përfituesit e skemave pensionale dhe sociale. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka publikuar një njoftim të rëndësishëm sa i përket administrimit të pagesave për përfituesit e skemave pensionale dhe sociale. Sipas MF-së, datat për pagesa janë si në vijim: Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji; Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji; Skemat sociale: data 30 e çdo muaji; Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji; Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji. “Aplikimi për Shtesa për Fëmijë e Lehona do të jetë i hapur nga data 1 – 10, ashtu që pagesat çdo muaj të ekzekutohen në datën e paraparë” thuhet në njoftim. Tutje, Min...
div.meta-author { display:none; }