
Ja sa do të ulet çmimi i derivateve me vendimin e Qeverisë?
09/06/2022. 11:16
Qeveria e Kosovës pritet të ndërhyjë në rregullimin e çmimit të derivateve, pas luhatjeve të shpeshta kohëve të fundit të çmimit të benzinës dhe atij të naftës.
Këtë të mërkurë, çmimi i naftës Kosovë arriti në nivele rekorde, duke shkuar në 1.92 euro.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dje ka thënë se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të “mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit”.
Buletini Ekonomik ka siguruar një draft të këtij vendimi, i cili parasheh kufizime në fitimet e naftëtarëve.
Së paku 2 deri 3 centë do të jetë fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë do të jetë fitimi për litër për shitësit me pakicë.
Ndërsa 10 centë për litër do të jetë fitimi për ...