News That Matters

EKONOMI

Bitcoini bie nën 20 mijë dollarë për herë të parë që nga viti 2020

Bitcoini bie nën 20 mijë dollarë për herë të parë që nga viti 2020

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
18/06/2022. 19:13 Çmimi i një Bitcoini ka rënë gati 10 për qind më pak në 24 orët e fundit, duke shtuar një seri humbjesh të qëndrueshme gjatë muajve të fundit. Kështu për herë të parë që nga nëntori 2020, çmimi i një Bitcoini ka rënë nën 20 mijë dollarë, më shumë se 70 për qind më pak nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave, kur ishte 68 mijë dollarë për monedhë në nëntor të vitit 2021. Nga atëherë Bitcoini ka humbur 900 miliardë dollar në vlerë. Ether po përjeton gjithashtu një të ashtuquajtur dimër kripto, shkruan CNN. Kriptovaluta e dytë më e madhe ra në 10% të shtunën në 975 dollarë, niveli më i ulët që nga janari 2021. Rënia masive e Kriptovalutave është pjesë e një rënieje të madhe të tregut të shkaktuar nga inflacioni i rritur, rritja e normave të interesit, lufta në Uk...
Kurti tregon se kur do t’ua dorëzojë ofertën për paga veteranëve të UÇK-së

Kurti tregon se kur do t’ua dorëzojë ofertën për paga veteranëve të UÇK-së

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
18/06/2022. 16:13 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bashkë me ministrin Hekuran Murati, janë duke përgatitur një propozim konkret për veteranët e UÇK-së, që do t’iu dorëzohet atyre gjatë javës tjetër. Kurti ka thënë se kjo ofertë do të jetë përmbajtjesore dhe e qartë. Gjithashtu ka thënë se ata do ta kenë derën hapur në kryeministri për të diskutuar për detaje. “Propozimet me shkrim do t’iu dërgohen gjatë javës tjetër. Bashkë me ministrinë Financave jemi duke punuar në një propozim konkret, ofertë përmbajtjesore, me shkrim, të qartë për organizatat e dala nga lufta. Jam i hapur për dialog e komunikim. Zyrën e kanë të hapur për gjitha dilemat që mund t’i kenë”, ka thënë kryeministri.
Rryma do të faturohet me tarifat e reja

Rryma do të faturohet me tarifat e reja

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
16/06/2022. 14:54 Gjykata Supreme e ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur shtyerjen e zbatimit të tarifave të reja të energjisë elektrike. Supremja në vendim e cilësoi si të pabazuar padinë e Partisë Demokratike të Kosovës ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji. “Kolegji i Gjykatës Supreme e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit Partia Demokratike e Kosovës, për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji”- njofton Gjykata Supreme. Njoftimi i plotë: Kolegji i Gjykatës Supreme në konfliktin administrativ, sipas padisë së paditësit-propozuesit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kundër të paditurit-kundër...
Zëdhënësi i Qeverisë tregon kur pritet të dalin 100 eurot për studentët

Zëdhënësi i Qeverisë tregon kur pritet të dalin 100 eurot për studentët

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
15/06/2022. 20:29 Gjashtëdhjetë e tetë mijë studentë kanë aplikuar deri më tani për t’u bërë pjesë e pakos mbështetëse ku Qeveria e Kosovës kishte bërë të ditur se do t’i përkrahë me nga 100 euro shtesë, e që sipas zëdhënësit të qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu pritet të dalin javën tjetër. Kryeziu ka thënë se shtesat për punëtorët e sektorit privat deri më tani Ministria e Financave i ka ekzekutuar 220 mijë pagesa, derisa për ata të cilët ende nuk i kanë pranuar 100 eurot, këtë muaj do të trajtohen aplikimet e tyre të cilët kanë qenë të regjistruar deri në muajin mars. “Në total janë regjistruar 68 mijë aplikime. Komisioni për verifikimin e aplikimeve ka filluar punën këtë javë. Synojmë që ekzekutimi i shtesave prej 100 eurove për studentë të fillojë gjatë javës tjetër. Sa i pë...
Konjufcës i bie shorti për verifikimin e plotë të pasurisë

Konjufcës i bie shorti për verifikimin e plotë të pasurisë

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
15/06/2022. 11:38 Agjencia Kundër Korrupsion e ka bërë tërheqjen e shortit për zyrtarët shtetërorë që do t’i nënshtrohen verifikimit të plotë të pasurisë. Në mesin e tyre ka ministra, zëvendësministra, deputetë, ambasadorë e kryetarë komunash. Në bazë të shortit, verifikimit të plotë të pasurisë do t’ nënshtrohet kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, deputetit dhe kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, deputetëve të PDK-së Hajdar Beqa e Floretë Zejnullahu, atyre të VV-së Valon Ramadani e Jeta Statovci, kryetarit të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe ambasadorit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli. Në pasurinë e deklaruar nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, del se në total ai...
Miratohet në parim Projektligji për pagën minimale

Miratohet në parim Projektligji për pagën minimale

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
14/06/2022. 14:07 Është miratuar në parim Projektligji për pagën minimale. Me 68 vota pro, përfshirë edhe ata të Listës serbe u miratua ky projektligj. Deputetët nga 6+ kanë abstenuar. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë fare pjesë në seancë me arsyetimin se veteranëve po u bëhet e padrejtë. Projektligji i miratuar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto. Ky projektligj i miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës është kundërshtuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për shkak të mospërfshirjes së të tyre në rritjen e pagës minimale. Veteranët e UÇK-së kanë protestuar më 6 qershor para Kuvendit të Kosovës, për shkak të mospërfshirjes së pensioneve të tyre në rritjen e pagës minimale....
Kjo është pasuria e Kurtit

Kjo është pasuria e Kurtit

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
14/06/2022. 13:08 Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) ka nisur sot publikimin e pasurisë së deklaruar nga zyrtarët publikë. Sipas formularit në AKK, pasuria e kryeministrit Albin Kurtit ka mbetur pothuajse e njëjtë me atë që kishte deklaruar në vitin e kaluar. Kurti ka deklaruar një banesë në emër të bashkëshortes së tij, në vlerë 400 mijë euro, ndërsa ka deklaruar vetëm 401 euro para të gatshme, të cilat i posedon në një bankë në Kosovë, në krahasim me vitin e kaluar, kur kishte deklaruar 529 euro. Bashkëshortja e Kurtit duket të jetë më kursimtare, pasi ajo ka të deponuara në bankë 23 mijë euro, ose 13 mijë më shumë sesa vitin e kaluar. Si detyrim financiar Kurti ka deklaruar qiranë e shtëpisë prej 250 eurove, ndërsa të ardhurat e tij vjetore arrijnë në 12.903 euro. Kryeministri ...
Kryesia e Kuvendit vendosë për seancën për Trustin

Kryesia e Kuvendit vendosë për seancën për Trustin

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
13/06/2022. 12:54 Kryesia e Kuvendit ka vendosur për tri seanca të reja. Pas mbledhjes së Kryesisë, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se seanca me pikat e papërfunduara do të mbahet nesër më fillim të orës 13:00. Ndërsa seanca ku do të diskutohet për Trustin do të mbahet të enjten. “U morr vendim që nesër të ketë seancë me ato pika të papërfunduara, ndërkohe të enjten do të ketë seancë të re të Kuvendit ku do të shqyrtohet mes shumë projektligjeve edhe ai për Trustin Pensional”, ka thënë Kusari Lila. Sipas saj do të ketë seancë po ashtu të Kuvendit të Kosovës edhe me 23 qershor.
Rriten sërish çmimet e derivateve

Rriten sërish çmimet e derivateve

EKONOMI, LAJME, Storiet Kryesore
10/06/2022. 14:05 Edhe sot çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje.Çmimi i naftës ka arritur në 1.87 centë nga 1.82 sa ka qenë dje. Kurse benzina sot po shitet me 1.89 euro, nga 1.84 centë sa ka qenë ditën e djeshme. Qeveria pritet ta bëjë së shpejti një ndërhyrje me anë të një vendimi. Sipas një vendimi që pritet të merret, 2 deri në 3 centë do të përcaktohet fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë për shitësit me pakicë. “Pritet që 2-3 centë do të jetë fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë do të jetë fitimi për litër për shitësit me pakicë. Ndërsa, 10 centë për litër do të jetë fitimi për shitje me pakicë për subjektet që nuk janë importuese”.Vendimi parashihet të jetë për një periudhë 90-ditore dhe më këtë vendi...
div.meta-author { display:none; }