Shtrenjtohet ari për 18 për qind në Kosovë
26/06/2022. 22:22
Shtrenjtimit nuk i shpëtoi as ari.Ky metal i çmuar që përdoret shumë edhe në bizhuteri, shënoi ngritje çmimi për kilogram rreth 18 për qind.
Sipas artarëve kjo rritje lidhet edhe me shtrenjtimin e metaleve tjera si: hekuri, alumini, etj.).
Sipas Shoqatës së Artarëve të Kosovës, deri të rritja e vlerës së arit erdhi pas zhvillimeve globale si lufta në Ukrainë.
Por sipas tyre, çmimi për ari në vendin tonë është akoma më i lirë se në vendet e rajonit, meqë edhe puna për përpunimin e tij mbetet e volitshme.