News That Matters

Burri vret gruan në Llaushë të Skenderajt, arrestohet

05\01\2022 17:58

Një burrë në Llaushë të Skenderajt dyshohet se ka vrarë gruan e tij me armë zjarri dhe i njëjti është arrestuar.

Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se i dyshuari, rreth orës 13:40, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda dhe me urgjencë është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë ku si pasojë e plagëve ka vdekur.

Policia te personi i dyshuar ka sekuestruar një pistoletë me tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja.

Të dyshuarit (S.Q., 51-vjeçar) pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit policor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Insitutin e Mjekësisë Ligjore.

div.meta-author { display:none; }