News That Matters

Bundestagu miraton mbetjen e Bundeswehrit në Kosovë

08/07/2022. 15:50

Paqeruajtësit gjermanë që do të qëndrojnë edhe një vit tjetër në Kosovë, në kuadër të misionit të KFOR-it.

Vendimin për 400 ushtarët e mori të premten Bundestagu, me votimin pro të 926 deputetëve, dhe kundërshtimin e vetëm 99 të tjerëve.

Në këtë seancë, që për të dytën ditë me radhë u fol për Kosovën, deputetët kërkuan që vendi të mbështetet në rrugën evropiane, ndërsa të mbahet edhe premtimi për liberalizimin e vizave.
Serbia, ndërkaq disa herë u përshkrua si aleatja më e madhe e Rusisë, e cila sipas politikanëve gjermanë e ka qëllim destabilizimin e shtetit kosovar.

“Dialogu duhet që dyja vendeve t’i ofroj hyrje në BE. Realisht për momentin kjo për Kosovën është më e prekshme sesa për Serbinë. Sepse me sistemin e tanishëm në Serbi është e vështirë të mendohet se ata do hyjnë në BE-në tonë demokratike”, tha deputetja e FDP, Ulrich Lechte.

Por, kundër shtetit kosovar dhe angazhimit të NATO-s në të, dolën dy parti të ekstremiste djathtiste e majtiste. Ishte deputetja me prejardhje polake, Zhaklin Nastiq, që e quajti Kosovën vend të dështuar. Kjo, derisa e përmendi renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës, që sipas saj, ishte bashkëpunëtor i nazistëve, dhe që si tha ajo, ka përkrahës edhe në qeveri.

Por, asaj i ktheu përgjigje, deputeti me origjinë kroate, Josip Juratoviq.

“Kuptojeni njëherë e përgjithmonë që intervenimi i NATO-s u bë për të parandaluar vrasjet masive -dhe Millosheviqit, iu tha qartë i ke dy zgjidhje: ose ktheja Kosovës autonominë, ose NATO-ja duhet ta mbroj Kosovën” , tha ai, ndërsa i dha edhe një mësim historie: “Kur u bë intervenimi në Kosovë, Jugosllavia më nuk ekzistonte.”

Në këtë seancë Bundestagu votoi edhe anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

div.meta-author { display:none; }