
22/09/2021 10:15
Gjatë ditës së enjte, në Kosovë do të mbahet një protestë nga fermerët e pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit.
Fermerët do të protestojnë të enjten para Ministrisë së Bujqësisë, për shkak të pakënaqësive me kriteret për subvencionimin e gruritOrganizatorët e protestës kanë paralajmëruar se protesta para Ministrisë së Bujqësisë do të bëhet me 200 traktorë.
“E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë se me kërkesën e bujqve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72 orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësorë me datë 23.09.2021, (rreth 200 traktorë), para Ministrisë së Bujqësisë për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqve nga Ministria e Bujqësisë“, thuhet në njoftim.