
Ka filluar takimi i Kryeministrit, Albin Kurti me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, raportojnë kolegët tonë Arben Ahmeti e Kushtrim Sadiku, të cilët nga tani e në përfundim të takimeve do të raportojnë mbi atë se çfarë po ndodhë në takimet e sotme.
Pas takimit mes Kurtit dhe Borrell, nga ora 16:00 do të zhvillohet takimi Borrell- Vuçiq për të vazhduar më pas me takimin e përbashkët mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit të Serbisë Vuçiq.