
30\12\2021 21:24
Mbrëmjen e Vitit të Ri edhe mund të kenë, por jo aq sa ndoshta duan. E ditëve e netëve në vazhdim, britanikët ka gjasa të mbesin krejtësisht pa birra.
Kjo pasi shpërndarësit e kësaj pije alkoolike kanë kërcënuar me grevë, për shkak të uljes së rrogave por edhe mospagesës së orëve shtesë.
Këta po kërkojnë nga kompanitë furnizuese me birrë, për të cilat punojnë, ta ndryshojnë sistemin e pagesave.
Nëse kjo nuk bëhet deri më 31 janar, atëherë birrat do të pakësohen dukshëm në më shumë se 20 mijë kafene, klube e restorante në Britani.
Telashet me pagesat e punëtorëve lindën pasi firmat shpërndarëse nuk ia dolën ta mbledhin rreth 40 për qind të dërgesave të pijeve Heineken, Carlsberg, Carling dhe Coors. Për pasojë, ata që bartin birrat nëpër lokale, nuk po marrin rrogat që u takojnë.
Rreth 99 për qind e anëtarëve të sindikatës së transportuesve të birrave e kanë mbështetur me votë ndërmarrjen e një veprimi industrial muajin e ardhshëm, që nënkupton grevën, në rast të mospagesës.