
30/10/2021 08:58
Dhjetëra afganë të komunitetit LGBT arritën në Mbretërinë e Bashkuar pas ndërhyrjeve nga Ministres e Jashtme e vendit dhe organizatave të të drejtave të njeriut.
Pas ardhjes së grupit të parë prej 29 afganësh të premten, më shumë afganë pritet të mbërrijnë në Britani në muajt e ardhshëm.
Në mesin e grupit ka studentë dhe aktivistë që janë ngritur vazhdimisht në mbrojtje të barazisë për komunitetin LGBT në Afganistan.
“Nën sundimin e talibanëve, personat LGBT janë ndër më të rrezikuarit në Afganistan, me shumë që përballen me nivele të shtuara persekutimi, diskriminimi dhe sulmi”, tha qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Klankosova.tv.
Mbretëria e Bashkuar ka ndihmuar më shumë se 1,300 njerëz, përfshirë shtetas britanikë dhe afganë, të largohen nga Afganistani.