News That Matters

Britania e Madhe e largon Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme nga coronavirus

07/10/2021 08:12
Britania e Madhe ka rifreskuar listën e vendeve të rrezikshme nga COVID-19 dhe në këtë listë nuk figuron më Kosova.

Largimi i Kosovës nga lista me vendet e rrezikshme nga coronavirusi ka ardhur pas rënies së rasteve të infektimit në Kosovë.

Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe ka publikuar listën me 30 vende që paraqesin rrezik nga COVID-19.

Ndryshe, në vend ka rënë numri i të infektuarve me coronavirus. Në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i vdekjes dhe 41 raste pozitive.

div.meta-author { display:none; }