News That Matters

BPD merr vendime të rëndësishme për zhvillimin strategjik të korporatës

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve (BPD) të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në mbledhjen e rregullt të mbajtur dje, me datë 17 Gusht 2021, duke pas si objektivë ngritjen e performancës, sigurinë e operimeve në njësitë prodhuese dhe inovacionin për të ardhmen, konform kompetencave dhe përgjegjësive që ka si përfaqësues i aksionarit ka marrë disa vendime të rëndësisë së veçantë për zhvillimin strategjik të korporatës.

Përgatitja e draft dokumentit Teknik lidhur me Termocentralin  Kosova A dhe përgatitja e draft letrës për shprehjen e interesit lidhur me rindërtimin e saj. Vazhdimi i procedurës për vlerësimin e rrezikshmërisë se vendeve te punës,

Fillimin e procedurës për zhvillimin e infrastrukturës për projektin e parkut solar dhe energjisë se ripërtritshme. Vazhdimin e zgjerimit të zonave të gjelbërimit rreth zonës së KEK-sha, në interes të komunitetit dhe ambientit; Identifikimin e nevojave për staf deficitar  dhe të domosdoshëm, dhe vazhdimin e procedurave të regrutimit  konform ligjit. Vazhdimin e procedurave të përkrahjes së kuadrove të reja dhe deficitare përmes bursave dhe intership për student; Funksionalizimin e punës së mensës në TCB, dhe Renovimin e funksionalizimin e mensave të tjera si dhe ngritja e kualitetit dhe cilësisë se ushqimit.

Vazhdimin e auditimit të kontratave të mesme dhe të mëdha nga ana e auditimit të brendshëm nga periudha e inicimit të kërkesave deri në implementimin e tyre. Inicimin e procedurave disiplinore nga ana e menaxhmentit,  në pajtim me procedurën, për të gjitha shkeljet e evidentuara,

Drejtoria e njësisë qendrore për planifikim dhe strategjik i KEK-sha të riemërohet në Drejtoria për zhvillim strategjik dhe energji të ripërtritshme, dhe në kuadër të saj të merret me studimin dhe zhvillimin e energjisë solare dhe nga burime tjera të ripërtritshme.

Vazhdimin e procedurave të identifikimit të pronave të KEK-sha dhe vazhdimin e punës së task forcës për këtë qëllim dhe raportimi periodik nga ana e tyre.

Bordi më këtë rast vazhdon ti inkurajon punëtorët për vaksinim, si dhe  menaxhmentin për përmirësimin dhe sigurimin e kushteve të punës në pajtim të plotë me kërkesat ligjore dhe procedurat në fuqi.

div.meta-author { display:none; }