
02/12/2021 10:33
Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Riga të Latvisë është i ftuar kryesor.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka diskutuar në pjesën speciale të takimit që i kushtohet Ballkanit Perëndimor.
Në krye është procesi dialogues mes Kosovës dhe Serbisë, proces që Borrell e lehtëson e i cili nuk po shkon mirë pasi tash e sa muaj po tentohet të organizohet një takim liderësh në Bruksel.
“Kur flasim për Kosovën dhe Serbinë kishim shumë tensione në muajt e fundit. Tani situata është më e qetë, por nevoja për vazhdim, pra kthim në dialog, është e madhe. Nuk ka mënyrë tjetër për të stabilizuar situatën”, ka deklaruar Borrell.
Kryediplomati i Evropës thotë se shqetësimi më i madh për Aleancën Veri-Atlantike dhe Unionin Evropian është situata në Bosnje e Hercegovinë.
“Ballkani Perëndimor mbetet një rajon strategjik për Bashkimin Evropian. Tre nga vendet e këtij rajoni janë anëtare të NATO-s dhe ne kemi lidhje të fortë me ta në perspektivën e zgjerimit të BE-së dhe për arsye të sigurisë. Stabiliteti i këtij rajoni është i rëndësisë së madhe për ne”.
Temat tjera që diskutohen në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s janë kërcënimet që po vijnë nga Rusia në kufi me Ukrainën dhe kriza e emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni.