
14/12/2021 12:54
Moderatorja shqiptare, Bora Zemani, vazhdon të jetë temë diskutimi në gjitha mediet rozë.
Që kur ka nisur spektakli i Big Brother VIP, emri i Borës ka qenë më i lakuari ndër të gjithë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Së fundmi moderatorja ka pasur një problem shëndetësore dhe është operuar.
Lajmin e ka bërë të ditur mikja e saj më e mirë, Semi Jaupaj, e cila kishte postuar një fotografi në Instagram.
Prezantusja pas rikthimit në shoën ‘Përputhen’ ka treguar se ka pasur nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale dhe kjo e ka detyruar të shtihet në spital.
“U desh të kaloja një ndërhyrje kirurgjikale, jemi prapë bashkë në “Përputhen” për të përjetuar emocione të bukura”- tha ajo.
Pas rikthimit në ‘Përputhen’, Bora është surpizruar nga konkurrentët me një tortë me rastin e ditëlindjen së djalit të saj, Arborit.