News That Matters

Bora dhe Donaldi tjetër udhëtim sekret në Itali, pse çifti shmang takimet në Shqipëri

26/06/2022. 15:15

Kanë kaluar muaj që kur Bora Zemani dhe Donald Veshaj u shndërruan në çiftin më të dashur të publikut.

Atëherë kur u duk se lidhja e tyre do të rimëkëmbej pas puthjes së famshme, telenovela u komplikua edhe më shumë me një të tretë.

Por tashmë, “me seritë e reja” të kësaj telenovele, kemi konfirmuar se dyshja është rikthyer bashkë. Kanë qenë disa paparacë që kapën mat për herë të parë dy prezantuesit teksa shëtisnin rrugëve të Xhenovës.

Ndonëse të maskuar me syze e kapele, vështirë mos ta kuptonim që bëhej fjalë pikërisht për dy personazhet e famshme. Por teksa Shqipëria po “zien” për të parë së bashku këtë çift, ata vijojnë të fshihet.

Nga ato që kemi mundur të mësojmë, Bora dhe Donaldi kanë kaluar disa ditë pushime të tjera në Itali. Me të mbyllur sezonin e suksesshëm të “Përputhen”, Bora ka mbyllur të gjitha angazhimet e saj dhe është larguar për në shtetin fqinj, ku edhe e ka shoqëruar Donaldi në disa ditë pushimesh.

Nga ana tjetër, aktori vijon me një axhendë të ngjeshur në Tiranë, ku veç emisionit, ka tashmë një verë të pronotuar edhe për koncerte. Megjithatë ai ka mundur ta kombinojë kohën, për t’iu bashkuar Borës në ditët e tyre toskane.

Ndërkohë edhe personat e afërt dhe bashkëpunëtorët e dy protagonistëve janë shumë të kufizuar në detaje për ribashkimin e tyre, kjo për faktin se ata kanë tentuar ta fshehin këtë histori edhe nga njerëzit e afërt.

Kjo është arsyeja pse takimet e tyre bëhen përgjithësisht jashtë Shqipërisë, për t’i shpëtuar syrit të ndjekësve. Nuk dihet nëse është strategjia e tyre për ta fshehur këtë ribashkim për shkak të paragjykimeve të shumta që mund të ndeshin, apo për efekt marketingu.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga ana e dyshes, por fotot e publikuara teksa bëjnë pazar së bashku në dyqanet e Italisë dhe mesazhet e koduara mes njëritjetrit, e vërtetojnë ribashkimin e tyre. Por duket se ribashkimi i tyre është një sekret për të gjithë bashkëpunëtorët e tyre.

Duke luajtur lojën e një telenovele, paratë që ky çift ka fituar muajt e fundit, kapin shifrat e çmendura, duke i bërë protagonistët fillimisht milionerë, pastaj në dy të dashuruar. Për publikun është vetëm një lidhje e mediatizuar, e ndërsa për ta, një industri që sjell para çdo ditë.

div.meta-author { display:none; }