News That Matters

Bllokimi i rrjeteve sociale në Rusi, Ministria e Jashtme e Shqipërisë me njoftim për shtetasit e saj që ndodhen atje

19\03\2022 19:08
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur çasjen në profilet e saj në Facebook dhe Twitter.

Në njoftim thuhet se shtetasit shqiptarë të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar) të kontaktojnë në numrin e telefonit +7 929 968 05 38

Për të kontaktuar me Ambasadën, mund të përdorni adresën e postës elektronike: [email protected]

Gjithashtu mund të telefononi në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’i ofruar ndihmë dhe asistencë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen atje, thuhet në njoftim.

div.meta-author { display:none; }