News That Matters

Blinken: Nesër do të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe MCC

26/07/2022. 23:44

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se nesër do të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe MCC.

Ai, në takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti e falënderoi Kosovën për strehimin e afganve dhe mbështetjen e treguar ndaj Ukrainës.

“Jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për ShBA-të dhe shtetin tuaj. Ju falënderoj edhe njëherë që i keni mirëpritur afganët, e kemi parë mbështetjen për Ukrainën që nga dita e parë, për agresionin rus atje. Keni punuar edhe në aspektet tjera, presidente e çmoj lidershipin e juaj në këtë”, ka thënë Blinken.

“Nesër do të nënshkruani kontratën me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit për energji, kemi bashkëpunuar në të gjitha këto çështje, kemi punuar në çështjet kritike të sigurisë rajonale, por kryesisht është kënaqësi dhe nder të ju mirëpresim në Departamentin e Shtetit, faleminderit që keni ardhur”.

div.meta-author { display:none; }