News That Matters

Blick: Nuk e duam Serbinë si kundërshtare

31/03/2022. 21:44

Nesër, me fillim nga ora 18:00, në Katar, do të tërhiqet shorti për Kupën e Botës.

Zëvendësredaktori i sportit në gazetën e madhe zvicerane Blick.ch, Andreas Boni, tha se nuk do ta dëshironte edhe njëherë përballjen e vitit 2018 me Serbinë.

Ai tha se nuk e do një ballafaqim të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës me Serbinë sikur në “Rusia 2018”, ku kombëtarja serbe kishte pësuar humbje me golat e tyre.

Pasi i kishin shënuar golat, ata kishin bërë shqiponjën, duke ngjallur reagime të shumta të opinionit në Zvicër.

div.meta-author { display:none; }