News That Matters

Blick: Alex Frei mund të jetë trajneri i ardhshëm i Kosovës

15/10/2021 14:00

Kombëtarja e Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Bernard Challandes.

Gazeta zvicrane Blick ka raportuar të premten se trajneri i ri i dardanëve mund të jetë Alex Frei.

Frey 42 vjeçar aktualisht është trajner i FC Wil, në ligën e dytë të Zvicrës.

Zvicrani si lojtar ka qenë pjesë e shumë skuadrave në Evropë, si FC Thun, Luzern, Servette, Stade Rennais, Dortmund, teksa u pensionua te Baseli, aty edhe ku e filloi karrierën si futbollist.

Frey ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Zvicrës, i cili nga 84 paraqitje ka shënuar 42 gola.

Sipas Blick, negociatat mund të përparojnë së shpejti, për shkak thuhet se Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi do të jetë në Zvicër të premten, transmeton Klankosova.tv

div.meta-author { display:none; }