News That Matters

Biografia e Thaçit

30/04/2022 22:44
*Nga Taulant Perjuci
Thaçi ka qenë një djalë i një fshati periferik të Kosovës, Burojës së Skënderaj. Thaçi që në të njëzetat e tij kishte arritur, në mes tjerash, me i pri delegacionit shqiptar në Rambuje.
Askush nuk ia kishte dhuruar këtë mundësi. Një djalë në të njëzetat, që nuk e ka pasë babën ambasador, nuk e ka pasë as në funksione të pushtetit të Jugosllavisë, kishte arritur që ta bindte sekretaren amerikane të shtetit, Medllin Ollbrajt, që të bënte një marrëveshje paralele me Thaçin, ku i premtonte që Amerika, kur të vijë puna e statusit final të Kosovës, do ta marr parasysh vullnetin e popullit të Kosovës.
Kjo foto që po e shihni, është bërë me 12 qershor të vitit 1999 në Prishtinë. Ditën kur është çliru Kosova.
Është çliru falë luftës së UCK’së dhe ndërhyrjes se NATO’së. Ky çlirim nuk kish ndodhë as pa njerin faktor e as pa tjetrin.
Roli i tij në historinë tonë është masiv. Thaçi kritikohet prej disa prej neve, kurse urrehet prej nostaligjikëve të Jugosllavisë. Prej bijve dhe bijave të pushtetit të atëhershëm.
Thaçi është figura e rendësishme e Kosovës në 100 vitet e fundit.

 

div.meta-author { display:none; }