
13/03/2022 11:00
Teuta Haziri u lind më 17 korrik 1968, vdiq më 12 shkurt 2022.
Ajo u lind në Zhegër të Gjilanit në një familje të arsimuar e të pajisur me ide përparimtare.
Qysh si studente u angazhua në misionin humanitar të Anton Çetës për pajtimin e gjaqeve.
Ndërkaq në Suedi ishte pjesëmarrëse dhe mbështetëse e të gjitha aksioneve në ndihmë vendlindjes dhe afirmimit të çështjes shqiptare.
Mori pjesë aktive edhe në jetën kulturore dhe letrare e në disa raste edhe u nderua me çmime letrare.
Ka botuar një përmbledhje me poezi “Diçka që vjen me lot” ndërkaq poezitë e saj kanë zën vend edhe në disa antologji poetike.
La në dorëshkrim një varg poezishë shumë të bukura dhe një seri kujtimesh me tregime nga fëmijëria e saj.
Përpos si poete ajo do të mbetet në kujtesë edhe si luftëtare e guximshme për të drejtat e grave.