News That Matters

Biografia e Mare Shllaku

23/02/2022. 10:20

*Nga Astrit Gashi
Marie Shllaku mori pjesë edhe në Kuvendin e Drenicës, që u mbajt më 20 janar të vitit 1945. Aty mbajti një fjalim të fortë atdhetar, i cili pati ndikim edhe në pajtimin e dy prijësve të Luftës së Drenicës: Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës. Maria ishte e lidhur edhe me shqiptarë të besimit islam, jo për shkak të fesë, apo për ndonjë shkak tjetër, por pikërisht sepse si një atdhetare e shquar, e dinte se shpëtimi i kombit mund të vinte vetëm po qe se do të bashkoheshin të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja dhe ndarja krahinore.

Kur hetuesi e pyeti Marie Shllakun: kur ke nisur të merresh me politikë, ajo u përgjigj: Unë qysh herët jam marrë me politikë, në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për atdheun, përpjekja ime për një Shqipëri Etnike, të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura, Kosovën dhe Çamërinë”.

Maries Shllakun e pushkatuan në Prizren në nëntor të vitit 1946, pas gjyqit që iu bë asaj bashkë me 26 luftëtarët e tjerë të angazhuar për bashkimin e trojeve shqiptare.

div.meta-author { display:none; }