News That Matters

Biden i përmbahet afatit deri më 31 gusht për evakuimet në Afganistan

25.08.2021 /08:46

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Washingtoni me shpejtësinë e duhur është duke përfunduar evakuimet nga Afganistani deri më 31 gusht, por la të hapur mundësinë për të zgjatur afatin, duke thënë se arritja e këtij qëllimi varet nga bashkëpunimi nga sundimtarët e rinj talibanë të vendit.

“Sa më shpejt që të përfundojmë, aq më mirë”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.

“Çdo ditë operacionesh sjell rrezik të shtuar për trupat tona”.

Forcat amerikane kanë ndihmuar në evakuimin e 70,700 njerëzve që nga 14 gushti, tha ai.

Në Kabul, talibanët thanë më herët të martën se të gjithë evakuimet e të huajve nga vendi duhet të përfundojnë deri më 31 gusht.

Një zëdhënës i grupit gjithashtu i bëri thirrje Washingtonit të ndalojë marrjen e “ekspertëve afganë” si inxhinierë dhe mjekë jashtë vendit.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha ndërkohë se Grupi G7 nuk do të njohë një qeveri talibane nëse nuk garanton që njerëzit mund të largohen nga vendi nëse dëshirojnë, para dhe pas afatit të gushtit.

div.meta-author { display:none; }