
05/10/2021 09:00
Presidenti amerikan Joe Biden, në një bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të hënën ku shprehu mbështetjen e tij të fortë për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kjo u bë e ditur në një deklaratë për media të Shtëpisë së Bardhë.
Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit do të takohen të mërkurën për të diskutuar anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve të Ballkanit: Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Një deklaratë e samitit do të ritheksojë garancinë e BE për anëtarësimin e ardhshëm në gjashtë vendet, thanë të hënën dy zyrtarë të Bashkimit Evropian, raporton Reuters.
Vendet e pasura veriore të BE -së kanë frikë nga përsëritja e pranimit të nxituar të Rumanisë dhe Bullgarisë në 2007 dhe migrimit të menaxhuar dobët të punëtorëve të Evropës Lindore në Britani, që ktheu shumë britanikë kundër BE -së.
Gjatë bisedës mes Biden dhe Von der Leyen u theksua edhe rëndësia e “nivelit të fushës së lojës në sistemin ndërkombëtar të taksave”, u tha më tutje në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë