
17\03\2022 14:36
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të flasë me presidentin e Kinës, Xi Jinping të Kinës.
Biseda do të zhvillohet të premten për “menaxhimin e konkurrencës midis dy vendeve, si dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe çështje të tjera me shqetësim reciprok”, tha në një deklaratë të enjten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Një zyrtar perëndimor dhe një diplomat amerikan i thanë CNN në fillim të kësaj jave se, SHBA ka informacione që sugjerojnë se Kina është shprehur e hapur për t’i ofruar Rusisë ndihmën e kërkuar ushtarake dhe financiare si pjesë e luftës së saj kundër Ukrainës .
Nuk është ende e qartë nëse Kina synon t’i ofrojë Rusisë atë ndihmë, thonë zyrtarët amerikanë të njohur me inteligjencën për CNN.