News That Matters

Besnik Tafallari “Jason Statham” shqiptar, karriera dhe planet për të ardhmën

20/12/2021    18:00

Besnik Tafallari, kopja e aktorit të famshëm botëror, Jason Statham, këtë kohë, po e viziton Kosovën, teksa në një intervistë për “Radio-Ylberi” ai tregoi për karrieren, planet për të ardhmën dhe shumë gjëra tjera.

Besniku tregoi se në fillim kur njerëzit i thonin se ky i përgjante aktorit britanez, Jason Statham, ai nuk e njofte, dhe shtoi se nuk mundi të indentifikohej me këtë, por ndihet krenarë që i përngjan.

“Në fillim unë nuk e kam njohur këtë aktorin dhe kur njerëzit më thonin kam shikuar filmat e tij, por unë nuk munda të indentifikohem me këtë, por ndihem krenar që i përngjajë atij”  ka thënë Besnik Tafallari për “Radio-Ylberi”

Ai tha se aktrimi i ka pëlqyer cdo herë, dhe se familja, e shoqja dhe disa shok kanë qenë përkrahja më e madhe.

Aktrimi më ka pëlqyer cdo herë kur ka qenë 10-11 vjec, kam gjiruar dhe kam bërë filma, prej aty më ka lind ideja për aktrim, dhe përkrahjen më të madhe gjatë këtij rrugëtimi ma ka dhënë familja ime” shtoi ai

Sa i përkët planeve për të ardhmen Tafallari tha se në Janar të vitit të ardhshëm do të jetë premiera e filmit të ri, dhe se do takohet me një regjisor të njohur nga Shqipëria, ku dhe do kenë një projekt.

Me një falenderim, Tafallari e përmbyll bisedën, duke thënë se është shumë krenarë dhe i përshëndeti të gjithë shokët.

“Fillimisht e falënderoj Burhan Hajren, që I mundësoi këto takime, dhe të gjithë fansat e mi dhe I përshëndes të gjithë shokët.

div.meta-author { display:none; }