News That Matters

​Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër-Bajramin

02/05/2022 08:12
Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit.

Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa namazi i Bajramit u fal në ora 06:09, të cilit i ka prirë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër-Bajramit e ka mbajtur Myftiu Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e Fitër-Bajramit, Kryesia e BIK-ut organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

div.meta-author { display:none; }