News That Matters

Bekim Fehmiu në rolin e Nikollë Kolë Bojaxhiut, babait të Anjezë Gonxhe Bojaxhiut alias Nënë Terezës, në filmin Zëri

26.08.2021 /22:25

Aktori i mirënjohur kosovar Bekim Fehmiu që jetoi dhe veproi në Beograd  kishte depërtuar edhe në skenën ndërkombëtare me rolet e tij, madje ai e ka luajtur një rol që jo shumë njerëz e din.

Në disa foto ekskluzive ku shihet Bekim Fehmiu  në rolin e Nikolle Bojaxhiut, babait te Nene Terezës.
Këto foto& thuhet që janë parë nga shumë pak persona. Ai shihet me plisin e bardhë në kokë dhe veshje të vjetra shqiptare.

Bekim Fehmiu, u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë ndërsa ka jetuar edhe në Shkodër dhe Prizren. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga viti 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviq. Famën e arriti me filmin „Mbledhësit e puplave” të Aleksandër Sasha Petrovicit, në vitin 1967.

Aktori i njohur ndërroi jetë në vitin 2010 në moshën 74 vjeçare.

div.meta-author { display:none; }