
11/03/2022 22:32
Në Forumin Diplomatik në Antali të Turqisë pjesmarrës ishte edhe Behgjet Pacolli.
Në darkën e organizuar nga Presidenti turk, Pacolli tregon se pati mundësinë të bisedonte me Erdogan për sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe e gjithë bota.
Natyrisht, në këtë takim ishte edhe Presidentja Osmani, të cilën Presidenti turk e uli në radhë të parë përballë shumë liderëve botëror.
Postimi i plotë:
Në një darkë me liderë nga e gjithë bota e organizuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, ku patëm mundësinë të diskutonim për sfidat e jashtëzakonshme me të cilat po ballafaqohemi ne dhe mbarë bota. Jam thellësisht i bindur se sfidat e sotshme paraqesin edhe një dritare mundësie për integrim dhe bashkëpunim me aleatët tonë, nëse punojmë me mençuri, pa humbur kohë.