News That Matters

Behgjet Pacolli do ta mbështesë financiarisht tenisten e suksesshme mitrovicase, Altea Hajrizi

08/06/2022. 23:40

14 vjeçarja nga Mitrovica, Altea Hajrizi, po tregon sukses në sportin e tenisit.

Me shumë përkushtim e angazhim, ajo pritet të jetë përfaqësuese edhe në skenën ndërkombëtare.

Ndërkaq, fondacioni “Behgjet Pacolli” do mbështes financiarisht 14 vjeçaren nga Mitrovica.

Kështu ka bërë të ditur Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook, me ç’rast i uroi suksese Alteas në rrugëtimin e saj.

Postimi i plotë:

Altea Hajrizi, vajza 14-vjeçare nga Mitrovica, shquhet si një talente e rrallë në sportin e tenisit. Altea ka potencial të jashtëzakonshëm për sportin e bukur të tenisit, ndërkohë që angazhimi dhe përkushtimi i saj janë maksimal. Falë punës që bën dhe moshës së saj të re, shpresat janë të mëdha që me Altenë të kemi një përfaqësues të denjë në skenën ndërkombëtare. Fondacioni “Behgjet Pacolli” vendosi të mbështes këtë vajzë dhe sportiste të talentuar, e cila reflekton shumë optimizëm. Altea tani është pjesë e një prej akademive më të mira të tenisit në botë, Akademisë Zvicerane të Tenisit në Bazel, nga ku dulën shumë tenisistë të mirë të botës. I uroj Alteas fat dhe shumë suksese në rrugëtimin e saj.

div.meta-author { display:none; }