News That Matters

Bëhen bashkë tri çiftet më simpatike të estradës

09/02/2022 16:20
Miqësitë në estradën shqiptare janë të shpeshta. Këngëtarët përkundër që ndajnë të njëjtin profesion kanë raporte të mira miqësore.

Një shembull të tillë e kemi mes çifteve Sabri e Nera Fejzullahu, Sinan e Teuta Vllasaliu si dhe Gili e Ilir Berani, shkruan Indeksonline.

Bashkëshortja e Sabriut, Nera, në llogarinë e saj në ‘Instastory’ ka publikuar një imazh teksa shihen në tryezë duke drekuar.

“Me njerzit e zemres”, shkroi ajo në të cilin i ka etiketuar të pranishmit.

Me këtë imazh edhe njëherë dëshmoi që janë tri çiftet më simpatike në estradë.

div.meta-author { display:none; }