News That Matters

Befason djali i reperit të famshëm, i ofron para të atit për të kaluar kohë me të

Djali i 50 Cent, Marquis Jackson ka një zgjidhje për të rregulluar marrëdhënien e tij me babanë e tij të famshëm. Djali 25 vjeçar ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se po i ofron para të atit në këmbim të 24 orëve nga koha e tij. Sipas 25-vjeçarit, synimi është që të dy të afrohen me njëri-tjetrin.

Reperi me famë botërore nuk i është përgjigjur sfidës së djalit të tij por gjërat duket se nuk po shkojnë mirë mes tyre. Marquis, sipas raportimeve, dëshiron të krijojë zhurmë dhe të tërheqë vëmendjen e babait të tij me lëvizjen e tij. Marquis u tall me babain e tij të famshëm duke postuar edhe një foto.

div.meta-author { display:none; }